Edhe sot afat për aplikim për sektorin privat për 100 eurot shtesë

Punëtorët e sektorit privat kanë afat vetëm edhe sot që të aplikojnë për shtesat prej 100 eurosh. Sipas njoftimit të Ministrisë së Financave, aplikimi për këtë subvencionim, mbyllet sot, ndërkaq deri tani kanë aplikuar mbi 300 mijë punëtorë. Ekzekutimi i mjeteve pritet javën që vjen.

Më 21 prill ishte hapur aplikimi për shtesat prej 100 eurosh. Menjëherë atë ditë kishte aplikuar Albana, e cila punon farmaciste. Ajo thotë se është duke pritur tash e një muaj për këtë ndihmë të Qeverisë.

“Kam aplikuar qe një muaj. Si ka dalë afati për aplikim unë kam aplikuar, por ende nuk janë dalë paratë. Ende jemi duke pritur. Kur na dalin nuk e di, por do të ishte mirë të dalin sa më herët. Nuk e di tash çka po ndodhë me ato mjete”, thotë kjo farmaciste për Radio Kosovën.

Albana është në mesin e mbi 300 mijë punëtorëve që kanë aplikuar për këtë mbështetje financiare. Sot ndërkaq është dita e fundit për të aplikuar për mbështetjen prej 100 eurosh. Për këtë ka njoftuar Ministria e Financave, e cila ka treguar se janë mbi 300 mijë punëtorë që kanë aplikuar deri më tani.

“Vlen të theksohet se Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve tashmë ka themeluar Komisionin Zbatues për vlerësimin e aplikacioneve dhe gjatë javës së ardhshme pritet të bëhet shqyrtimi i tyre dhe ekzekutimi i mjeteve”, thuhet në njoftim.

Për të marrë këto shtesa, punëtorët duhet të jenë të deklaruar si të punësuar në periudhën tatimore shkurt 2022.

Ministria ka apeluar që punëtorët të kenë kujdes te plotësimi i të dhënave të kërkuara, meqë nëse të dhënat janë të pasakta, aplikuesi nuk do të mund të përfitojë nga subvencionimi. Për punëtorët që janë deklaruar në periudhën tatimore mars 2022, shtesat do të dalin tek në fund të qershorit, por që duhet të jenë deklaruar edhe për periudhat tatimore prill dhe maj.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close