UASHINGTON – SHBA dhe aleatët takohen për të planifikuar ndihmën për Ukrainën

ATSH-DPA/- Uashingtoni do të zhvillojë të hënën një videokonferencë me grupin e sapokrijuar të kontaktit për të diskutuar nevojat e mbrojtjes së Ukrainës, njoftoi sot një zëdhënës i Pentagonit.

“Përfaqësuesit e rreth 40 vendeve do të marrin pjesë në ngjarjen e organizuar nga sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin,” tha zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes, John Kirby.

Austin ftoi partnerët ndërkombëtarë në një takim në bazën ajrore amerikane në Ramstein për të diskutuar ndihmën për Ukrainën në fund të prillit. Më pas ai propozoi që grupi të mblidhej çdo muaj.

“Grupi tani po rritet pasi disa vende që nuk ishin të pranishme në takimin fillestar kanë kërkuar të bashkohen”, tha Kirby.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close