Paqartësi për numrin e vezëve që duhet të hamë

ATSH/ – Të ziera apo të skuqura, gjithashtu edhe në shumë mënyra të tjera, vezët janë një ushqim i përsosur.

”Ato përmbajnë proteina të shoqëruara me yndyra (45% të ngopura, pjesa tjetër të pangopura), kripëra minerale dhe vitamina, veçanërisht vitaminë A”, shkruan focus.it.

Megjithatë, pasi në të verdhën e saj ka shumë kolesterol (rreth 300 miligramë) ajo ka përfunduar gjithmonë në ”bankën e të akuzuarve”.

Dy studime kanë krijuar gjithashtu konfuzion të mëtejshëm midis konsumatorëve.

Në vitin 2018, një studim i botuar në ”American Journal of Clinical Nutrition” duke argumentuar se konsumimi i 12 vezëve në javë për një vit të plotë nuk shkaktonte rritje të rrezikut kardiovaskular.

Më pas, në vitin 2019, një studim i Universitetit Northwestern deklaroi të kundërtën.

Edhe vetëm tre deri në katër vezë në javë shkaktojnë një rritje prej 8% të rrezikut kardiovaskular (dhe një rrezik 6% të vdekjes).

Kështu që?

“Në fakt, studimi më i fundit shpjegon se është konsumimi i të gjitha ushqimeve me nivele të larta të kolesterolit, jo vetëm i vezëve, është ai që rrit rrezikun kardiovaskular”, komenton dietologia Stefania Ruggeri e Qendrës Kërkimore të Ushqimit dhe Ushqyerjes të CREA.

“Nëse ne i përjashtojmë vezët nga dieta, por hamë ushqime të tjera që përmbajnë kolesterol si mishi i kuq dhe gjalpi rreziku për shëndetin është saktësisht i njëjtë. Ajo që ka rëndësi është të mbani nën kontroll nivelet e kolesterolit duke ndjekur një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar dhe duke praktikuar aktivitet fizik të rregullt – kështu mund të hani me siguri tre ose katër vezë në javë”, shton ajo.

”Sot e dimë se nuk është kolesteroli dietik ai që vret. Ajo që ka rëndësi është reduktimi i sintezës së tij nga mëlçia dhe kjo arrihet duke ndjekur një dietë të ekuilibruar të pasur me fibra dhe antioksidantë. Për më tepër, kolesteroli është i dëmshëm në qarkullimin e gjakut, veçanërisht nëse oksidohet, dhe veza është shumë e pasur me karotenoidë që parandalon oksidimin e tij. Prandaj, katër vezët në javë, siç sugjerohen për dietën mesdhetare, janë mjaft të arsyeshme”, thekson Enzo Spisni, profesor i fiziologjisë së të ushqyerit në Universitetin e Bolonjës./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close