Eksperimentet laboratorike në universitetet publike, peng të investimeve

Në Universitetet Publike në disa drejtime është investuar mjaft mirë e disa të tjera janë lënë në mëshirë të vetë studentëve, kjo pasi në shumë programe ofrohet praktika brenda hapësirave të Fakulteteve, e në të tjerat për eksperimente me të vogla studentët me financa të veta duhet të blejnë preparate laboratorike.

Studentët e programit “Prodhimtari dhe Inxhineri Industriale”, orën  praktike e zhvillojnë në laborator të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike. Aparaturat janë të teknologjisë së avancuar. Kështu, ata përgatiten për tregun e punës.

“Kemi shumë pajisje që të zhvillojmë punën praktike. Edhe nga praktika që zhvillojmë këtu jemi të gatshëm me u kyç në tregun e punës, pasi jam plotësisht i bindur në aftësitë e mia. – Nëse të ofrohet një punë, sa je i gatshëm që nesër për të? Jam shumë i gatshëm, unë kam pas rastin edhe të punojë…” thotë student i drejtimit “Mekatronikë”,  Fisnik Tishukaj.

E në Fakultetin e Shkencave Matematiko – Natyrore, për kryerjen e shumë eksperimenteve, studentët tregojnë se është dashur t’i blejnë me financat e tyre preparatet të ndryshme laboratorike.

“Kemi pasur lëndën e mbrojtjes së mjedisit në vitin e 3 në bachelor edhe te tema e diplomës mikrobiologji dhe është dashur t’i blejë disa elemnte dhe preparate për eksperimente pasi nuk ka pas mundësi me na i ofrua fakulteti”, thotë studenti Ramadan Maliqi që studion në drejtimin “Ekologji”.

Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyore tani e 10 vite u mungon edhe objekti, e cila gjë studentëve të 19 programeve, ua komplikon edhe oraret e ligjëratave.

Rektori i UP-së, Naser Sahiti deklaron se ne aspektin e fillimeve të ndërtimit të objektit të FSHMN-së ka zhvillime pozitive.

“Kjo mungesë e objektit është tani e 10 vite, por ka zhvillime pozitive në definimin e lokacionit pranë godinës së fakultetit teknik. Jemi në kontakt me donatorin i cili do tw jetw donacion evropian. – Pritet të fillojë këtë vit ndërtimi? Këtë vit pritet të finalizohet marrëveshja për lokacionin dhe fillimin e punimeve..” thotë Naser Sahiti – Rektori i UP-së.

Nga mjetet financiare të ndara nga Kuvendi i Kosovës për Universitetin e Prishtinës , 1.6 milion do të investohen në laboratorë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close