Rituali shekullor bullgar i mbledhjes së trëndafilave

ATSH-BTA/ – Fillimi i sezonit të mbledhjes së trëndafilave ka nisur zyrtarisht në rajonin e Karlovës, në Bullgarinë Jugqendrore.

Herët në mëngjes në fushat me trëndafila afër qytetit u mbajt një ritual për një korrje sa më të mbarë.

Rituali u krye për herë të parë shekuj më parë, kur trëndafili i Damaskenit u fut në Bullgari.

”Që atëherë kjo lule është bërë mjet jetese në rajonin e Karlovës”, tha Rumen Stojanov, mikpritës i festimeve.

Ai shpjegoi se tradita përfshin pronarin më të vjetër që bekon fillimin e mbledhjes së trëndafilave për ta bërë fushatën të suksesshme.

”Qëllimi tjetër i ritualit është që të rinjtë, të cilët ende nuk kanë punuar në trëndafilat, t’u tregohet se sa e bukur është kjo bimë dhe t’i inkurajojë ata të vazhdojnë traditën”, shtoi Stojanov.

Ritualet vjetore të mbledhjes së trëndafilave filluan edhe në rajonin e Kazanlakut, në Bullgarië Qendrore.

Disa evente janë pjesë e Festivalit tradicional të Trëndafilit, edicioni i 119-të i të cilit po zhvillohet këtë vit.

Vetëm një kilogram vaj trëndafili kërkon tre deri në tre tonë e gjysmë petale./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close