Biden: Putin po përpiqet të eliminojë identitetin e Ukrainës

ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan, Joe Biden ka akuzuar presidentin rus, Vladimir Putin se po përpiqet të shkatërrojë identitetin e Ukrainës, siç dëshmohet nga bombardimet ruse të objektivave civile si shkolla, spitale, kopshte dhe muze.

“Unë mendoj se ajo që Putini po përpiqet të bëjë është të eliminojë identitetin e Ukrainës. Ai nuk mund ta pushtojë atë, por mund të përpiqet të shkatërrojë identitetin e këtij vendi”, theksoi Biden nga Tokio.

”Putini duhet të paguajë një çmim të rëndë për barbarizmin e tij në Ukrainë”, tha Biden në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin japonez, Fumio Kishida.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close