Sveçla përgëzon policinë e prokurorinë për aksionin në Ferizaj
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka përgëzuar policinë dhe prokurorinë për aksionin ku u arrestuan 10 persona dhe u sekuestruan mbi 68 drogë në Ferizaj.
“Edhe një aksion i suksesshëm i Policisë së Kosovës”, ka shkruar Sveçla në Facebook.
Sveçla ka thënë se ky lloj droge është jashtëzakonisht i rrezikshëm për shëndetin dhe jetën e njeriut.
“Përgëzime dhe vlerësime maksimale për policinë dhe prokurorinë. Vazhdojmë të përkushtuar maksimalisht në mbrojtje të jetës së qytetarëve tanë”, ka shkruar tutje ai.
Ndryshe, Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se në një aksion në Ferizaj kanë ndaluar 10 persona për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Comments are closed.