Kosova ende e paprekur nga “Lia e majmunëve”

Ende pa përfunduar pandemia Covid 19, bota nisi përballjen me sëmundjen e ashtuquajtur “Lia e Majmunëve”. Rastet e para të kësaj sëmundjeje janë shfaqur në SHBA dhe Evropë. Lia e majmunëve është regjsitruar për herë të parë në Nigeria në vitin 2017.

Pas Afrikës, SHBA-së dhe Kandasë, tashmë regjistruar rastet para të shfaqjes së sëmundjes Lia e majmunëve edhe në Evropë si Spanjë, Francë, Britani e Madhe, Gjermani dhe Itali.

Në Kosovë, ndërkaq, ende nuk është shënaur ndonjë rast, thotë në një përgjigje për Radio Kosovën, drejtori i Klinikës Infektive në QKUK, Arben Vishaj. Ai theksoi se  qytetarët duhet të jenë te qetë dhe të mos krijojnë panik, sepse “Lia e majmunëve” nuk përhapet dhe nuk është sëmundje më e fuqishme se Covid 19.

“Lija e majmuneve është tashme e pranishme edhe në vendet e Evropës dhe në Amerikë. Ne jemi duke e përcjellë me vëmendje të madhe edhe pse deri me tani nuk kemi ndonjë raste të regjistruar me ketë sëmundje në vend. Qytetarët nuk duhet të kenë ankthin që e kanë pasur me herët, sepse kjo nuk përhapet shpejt dhe nuk e ka rrezikun e përhapjes siç e ka virusi Covid-19″, tha ai.

Vishaj, tha se personat që kanë simptoma siç janë lodhja, plogështia, paraqitje të ndryshimeve në lëkurë, duhet që menjëherë të paraqiten në Klinikën Infektive:

“Simptomat e përgjithshme  të kësaj sëmundje janë: temperatura, lodhja, plogështia, ndryshimet në lëkurë dhe problemet në frymëmarrje. Klinika Infektive e ka infrastrukturën e nevojshme, por edhe një numër të admirueshëm të profesionisteve të cilët në çdo kohë janë të gatshëm ta japin kontributin e tyre”, tha ai.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës tashmë ka dhënë disa informacione rreth prejardhjes se kësaj sëmundje, simptomave dhe trajtimit të saj. Instituti njoftoi se kjo sëmundje është tipike për vendet e Afrikës, pjesës Qendrore dhe Perëndimore të saj, kurse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Evropë nuk ka qenë karakteristikë prania e këtij infeksioni.

Lia e majmunëve është regjsitruar për herë të parë në Nigeria në vitin 2017. Kjo sëmundje, tek njeriu bartet nga kafsha e infektuar dhe rastet e transmetimit nga njeriu në njeri janë të rralla dhe kjo nga kontakti i drejtpërdrejt me personin e infektuar.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close