Shaip Kamberi: Qoftë edhe për një votë, duhet të “luftojmë”

Për të tretën herë, me 27 maj do të votohet në Tërnoc të Luginës së Preshevës. Kjo, në kuadër të zgjedhjeve për Kuvendin e Serbisë.

I vetmi në garë nga partitë shqiptare për të fituar mandat deputeti, është Shaip Kamberi. Ai në një lidhje direkte në edicionin qendror të lajmeve në RTK, tha se janë para një sfide që t’i sigurojnë së paku edhe 610 vota, për ta fituar mandatin e deputetit.

I pyetur nëse është i qëllimshëm ky rivotim për të tretën herë, Kamberi tha se duke e llogaritur se mbi 10 mijë qendra votimi janë në tërë Serbinë, e vetëm në Tërnoc përsëriten tri herë, kjo tregon të vërtetën.

“Nëse merret parasysh fakti se mbi 10 mijë qendra votimi kanë qenë në zgjedhjet e fundit në Serbi dhe vetëm në Tërnoc ka mbetur të votohet e kjo ka të bëjë vetëm me mandatin e një deputeti shqiptar, përfaqësues i një pakice me të cilën Serbia ka më së shumti probleme”, tha Kamberi në RTK.

Ai u shpreh se edhe vendimi i Komisionit Shtetëror, por edhe vendimi i Gjykatës së politizuar administrative, drejtpërdrejtë ka ndikuar dhe po ndikon në heqjen e asaj mundësie, që siç thotë ai, shqiptarët të kenë një përfaqësues të vetëm së paku në Parlamentin e Serbisë.

“Ne jemi sigurisht, para një sfide të rëndësishme si koalicion i partive shqiptare që garojmë këtu, që të premten e 27 majit t’ia dalim që të arrijmë së paku 610 vota, për ta siguruar këtë mandat”, tha Kamberi.

Ai u shpreh se mbetët sfidë dalja në zgjedhje për faktin që do të dalin për të tretën herë me radhë të votojnë.

“Duke pasur parasysh që është hera e tretë që njerëzit ftohen të dalin brenda një muaji, është një sfidë në kuadër të së cilës ne po përballemi edhe me problemin e pasivizimit të adresave. Po ashtu në një njësi zgjedhore ku janë të regjistruar 1089 votues, ne kemi në mesin e tyre edhe ata që janë të pasivizuar, por kemi edhe njerëz që jetojnë në diasporë”, tha Kamberi në RTK.

Prandaj, siç shprehet ai, nuk është një proces i lehtë dhe se do të luftohet për çdo votë.

“Është një garë, është luftë për çdo votë dhe këto dy tri ditë sa kanë mbetur, ne jemi duke punuar që të bindim secilin qytetar që edhe një herë të dëshmojmë se shqiptarët kanë fuqi politike për të pasur përfaqësues në Kuvendin e Serbisë”, tha Kamberi.

Ndryshe, Gjykata Administrative e Nishit ka vendosur që me 27 maj të ketë rivotim në Tërnoc të Luginës së Preshevës.

Kjo, pas ankesës së Partisë Socialiste Serbe të paraqitur në Gjykatën Administrative në Nish për parregullsi.

Ankesa e kësaj partie politike ka të bëjë me humbjen e një mandati, kështu që zyrtarët e Koalicionit të Luginës të cilët fituan një mandat në Kuvendin e Serbisë, pas rivotimit do të sfidohen sërish për të grumbulluar rreth 600 vota për një ulëse në Kuvend.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close