A është hapësira e ngadaltë apo e shpejtë?

Në fizikën klasike mendohej se vetë hapësira do të ishte plotësisht e palëvizshme dhe trupat qiellorë do të lëviznin në lidhje me të. Sipas të kuptuarit sotëm, kjo nuk qëndron.

Hapësira po zgjerohet vazhdimisht, duke bërë që Toka dhe të gjitha objektet e tjera në hapësirë ​​të largohen nga objektet e tjera.

Sa më larg që pjesët janë të ndara, aq më e shpejtë është ajo lëvizje. Pra, hapësira pranë nesh është e ngadaltë për ne, por ajo larg po ikën shumë shpejt prej nesh.

Shpejtësia e pikave shumë të largëta në hapësirë ​​mund të perceptohet duke përdorur të ashtuquajturin parametër “Hubble”. Sipas tij, një pikë rreth tre milionë vjetësh dritë larg është rreth 70 kilometra në sekondë, që i bie rreth 250,000 kilometra në orë.

Një pikë dy herë më larg do të largohet sa dy herë më shpejt. Një vit drite është 9.46 trilionë, ose një milion kilometra. Hapësira jonë e afërt brenda galaktikës sonë “Rruga e Qumështit” është praktikisht, pothuajse, në vend për ne.

Një mënyrë tjetër për të marrë në konsideratë shpejtësinë e hapësirës është të mendoni për valët e gravitetit. Janë dridhje të hapësirës që përhapen me shpejtësinë e dritës, pra jashtëzakonisht shpejt. Shpejtësia e dritës është rreth 299,792 kilometra në sekondë.

Nëse pyetja u referohet edhe lëvizjeve të trupave qiellorë, në raport me njëri-tjetrin, ato janë gjithashtu jashtëzakonisht të shpejta.

Hëna rrotullohet rreth tokës me rreth një kilometër në sekondë dhe toka me rreth 30 kilometra në sekondë. Dielli, nga ana tjetër, rrotullohet rreth qendrës së Rrugës së Qumështit me rreth 230 kilometra në sekondë.

(Përktheu nga finlandishtja, Muharrem Miftari/RTKLive)

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close