KU JANË PARLAMENTARËT E KOSOVËS, PSE HESHTIN ?

Shkruan Fahri Xharra
Kur i shoh këto postime më duket vetja që nuk jam tokën e të parëve të mi, por në ndonjë oazë arabe ku ende jetojnë me traditat e tyre qindra vjeçare
 (jo më shumë se 15 qind vitëshe). Fatbardhësisht kam jetuar dhe punuar mbi 6 vjet në vendet arabe, kam qenë edhe në Turqi , por kësi lloj predikimesh si të hoxhëve të Kosovës nuk më ra kurrë as të dëgjoj edhe as të shkruara.
 Ne shqiptarët durojmë shumë, jemi të mbeshtjellur me rrjetin e marimangës jo për t’ u mbrojtur nga armiku, por të ballafaqohemi me njerëzit e pa moralshëm të cilët punojnë natë e ditë kundër nesh në gjuhën tonë, dhe rrjeta e Tarantullës nuk na lejon as të flasim  e as të reagojmë.
Kur Hoxha thotë që pushimet verore nuk janë të moralshme, kjo të indinjon në atë masë sa që shqiptari – që i thotë vetit shqiptar nga pamundēsia të bëjë diçka,  vetëm  ia shton dëshirën që të humbë nga këto toka.
Por kur Hoxha i Gjilanit thotë : Gjaku  i jo besimtarëve , për muslimanët është pija më mirë; kjo të luan mendêsh.
Pyetje hoxhë dhe BIK- ut fhe Tërnaves: Kush janë jo besimtarët ?
E di shumë mirë se çka ai mendon: janë shqiptarët ortodoks dhe ata katolik .
Ore ata janë para nesh shqiptarëve musliman këndej e andej pari.
Një gjë e sigurt është , ata e ndjekin rrugën e Vasa Çubiloviçit ( 1937 ). Hoxhët tanë e kanë qëllim Europën, e kanë qëllim që ne të humbim  pavarësinë e Kosovës, sepse këte e duan ķëte e do Serbia.
E dini ju të mjerë ( po, po e dinë dhe për këte e benjê ) që ju po veproni të na kethejnë përsëri në prehrin e Serbisë ?
Politika 20 vjèçare e Kosovës më duket që punonte në të njëjtë gjatësi valore. Binduni se as viza, as pranim në Europë, as në KE nuk do të ketë pa iu mbyllur gojën këtyre dashakëqinjve të ardhmërisë  së Kosovës.
Edhe diçka, Serbia i mbledhë të gjitha predikimet e tyre dhe i raporton Europës :
 ” Ja shihni se kë keni çliruar! “
Na paçi në qafë gjithë jetën !

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close