Murati: Punëtorët e sektorit privat do t’i pranojnë 100 eurot në llogari këtë javë

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se punëtorëve të sektorit privat do t’iu dalin shtesat prej 100 euro këtë javë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Sipas Muratit, Komisioni tashmë ka validuar shumicën e përfituesve që plotësojnë kriterët dhe se ka mbetur të përfundohen vetëm procedurat për ekzekutimin e pagesave.

“Për të punësuarit, periudha e aplikimit ka përfunduar javën që shkoi, dhe komisioni deri më tani ka validuar shumicën e përfituesve që plotësojnë kriteret. Tani kanë mbetur të përfundohen vetëm procedurat e nevojshme për ekzekutimin e pagesave, dhe përfituesit që janë validuar do t’i pranojnë paratë në llogaritë e tyre këtë javë”, ka shkruar Murati.

Ndërkohë, sa i përket shtesave për studentët, Murati ka thënë se do të procedohen pagesat edhe për ta, pasi të përmbyllet aplikimi.

“Për studentët ndërkaq, aplikimi është ende i hapur, dhe sapo të përmbyllet ky hap do të procedohet pagesa edhe për ta”, ka shkruar Ministri.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka miratuar ndarjen e 35 milionë eurove për zbatimin e masave për shtimin e mbështetjes për qytetarët e Kosovës.

“Pas shqyrtimit të kërkesës së Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, është miratuar vendimi për ndarjen e mjeteve buxhetore për zbatimin e Pakos së Ringjalljes Ekonomike për masën 3.6 – Mbështetja e likuiditetit familjar dhe masën 4.4 – Mbështetja e sigurisë. Sipas vendimit janë ndarë 35 milionë euro (35,000,000,00 euro) për zbatimin e masave për shtimin e mbështetjes për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe 35 mijë euro (35,000.00 euro) për mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes në kuadër të masës për mbështetjen e sigurisë”, bëhet e ditur në njoftim.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close