Andrew Kaczynski,gazetari amerikan i CNN-it :”Kryeministri i Australisë,një arbëresh si unë”

Në zgjedhjet e fundit që janë mbajtur në Australi ,figurë kryesore politike ka dalë Anthony Albanese i cili është betuar si kryeministër i ri i këtij vendi të madh.

Menjëhere pas fitores së tij janë përhapur në internet ,shkrime të cilat janë marrë me mundësinë që një kryeministër i ri australian të ketë rrënjë shqiptare,më saktësisht ;Arbëreshe nga rrënjë që vijnë nga Italia!

Ka plasur edhe një “luftë” grekoshqiptare se cilave rrënjë në të vërtetë i takon kryeministri i ri i Australisë,atyre shqiptare apo greke!?

Pa asnjë më të voglin dyshim ,rrënjtë e tij janë arbëreshe=shqiptare,sepse këtë e dëshmon edhe vet mbiemri ,Albanese.

Përveç të dhënave gjeanologjike që dëshmojnë prejardhjen e të parëve të babait të tij nga vise në Itali të cilat njihen si përqëndrime etnike arbëreshe nga Barletta, në Italinë Juglindore,edhe një figurë shumë e njohur nga gazetaria amerikane ka pohuar prejardhjen arbëreshe të Anthony Albanese!

Andrew Kaczynski,një gazetar i rrjetit më të nohur amerikan dhe botëror,CNN i cili së voni ka zbuluar edhe prejardhjen e tij arbëreshe nga nëna,ka shkruar në Twitter “Ai është një shqiptar i Italisë. Mbiemri i tij është Albanese. Ai është arbëresh si unë.”

Kaczynski,për prejardhjen e tij të zbuluar arbëreshe ka folur në një bisedë të organizuar dhe moderuar nga drejtori i Institutit Shqiptar Dino Korca.

Shkruar nga Xhelil Arifi

Video ku Kaczynski flet për rrënjët e tij arbëreshe:

 

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close