Zgjatet deri më një qershor afati i aplikimit për subvencione

Ministria e Bujqësisë njofton fermerët se afati për aplikim për pagesa direkte – subvencione për vitin 2022 është zgjatur deri më 1 qershor 2022 ora 16:00.

“Kjo zgjatje e periudhës për aplikim po bëhet për shkak të kërkesave të fermerëve dhe Drejtorive Komunale për Bujqësi duke iu mundësuar në këtë mënyrë aplikimin të gjithë fermerëve, që kanë mbetur pa aplikuar deri më tani në kuadër të Programit për Pagesa Direkte 2022”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Bujqësisë.

Ndërsa, procedurat e aplikimit dhe dokumentacioni mbetet i njëjtë dhe të gjithë të interesuarit informatat e hollësishme mund t’i gjejnë në ueb faqen e MBPZHR-së, http://www.mbpzhr-ks.net dhe në ueb faqen e AZHB-së, http://www.azhb-ks.net, si dhe në drejtoritë komunale për bujqësi.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close