Beograd: Ekspozitë kushtuar viktimave të konflikteve në rajon

Edhe pse ka kundërshtime nga një pjesë e shoqërisë serbe dhe grupet ekstremiste, në Beograd u hap ekspozita “Gjithë lotët tanë”, e cila është pjesë e festivalit “Mirëdita, dobar dan”, i cili zyrtarisht fillon të enjten.

Fotografitë si dëshmi e tragjedisë së popujve në rajon, veçanërisht shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë, është temë e ekspozitës “Gjithë lotët tanë”, e cila u hap sot në kuadër të festivalit “Mirëdita, dobar dan”.

Fotografë nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia përmes fotografive të tyre kanë prezantuar dhimbjen e familjarëve të viktimave në konfliktet në rajon. Ata vlerësojnë se arti mund të ofrojë hapësirë për diskutime për temat nga e kaluara.

Është një ekspozitë fotografike unike që kushtohet historive të viktimave të luftës në rajon, thanë organizatorët duke theksuar se qëllimi është që publiku i gjerë në Serbi të njihet me historinë e viktimave dhe mbështetjen për ato grupet në rajon që kërkojnë drejtësinë dhe zbulimin e së vërtetës.

Në këtë ekspozitë prezantohen edhe familjarët nga Kosova të cilat kanë humbur më të afërmit të tyre në luftën e fundit.

Atdhe Mulla, fotograf nga Kosova, tha për RTK-në se është shumë me rëndësi të dokumentohen ngjarjet për krimet që kanë ndodhur dhe storiet e njerëzve. “Për mua kjo është me rëndësi sepse me ekspozitën e fotografive, ndoshta ngërzitë din datat dhe numrat, mirëpo duhet një perceptim emocional”, tha Mulla duke theksuar se në këtë ekspozitë është edhe fotografia e Nexhmedin Gërxhaliut. “Ai ka qenë gastarbajter e 90-ve dhe ka punuar për familjen e vet, dhe kur është kthyer pas luftës i ka 13 anëtarë të familjes të varrosur para oborrit të shtëpisë se vet”, tha Mula.

Ekspozita përbëhet nga 34 fotografi origjinale, të realizuara nga katër fotografë në vende të ndryshme në Serbi, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Gjatë ditës para hapjes së ekspozitës, sikur vitet e tjera deri tani, kanë protestuar disa përfaqësues të partive të djathta. Policia ka siguruar këtë ngjarje.

Arbnora Memeti, fotografe nga Maqedonia e Veriut, tha se përmes 10 fotografive janë sjellë 10 storiet të cilat kanë të bëjnë me konfliktin në vitin 2001 në Maqedoninë të Veriut. “Storiet lidhen me shqiptarët dhe me maqedonasit, por edhe me komunitet tjera cilat nuk kemi dëgjuar për shkak se e dihet që fokusi është i vendosur në luftën mes shqiptarëve dhe maqedonasve”, tha Memeti.“Gjenerata të reja refuzojnë të flasin për këto tema, refuzojnë të flasin për të kaluarën. Ne nuk mund ta fshijmë të kaluarën, nuk mund as ta ndryshojmë, por çka mund të bëjmë është të përballemi me të dhe të flasim për të”, shtoi ajo.

Kurse Borisllav Peshiq është fotograf nga Serbia, i cili është redaktor i ekspozitës. Ai tha se nëse shikojmë fotografitë, ato janë të përziera me një qëllim. “Kjo nënkupton se vijmë deri të titullin e ekspozitës “Gjithë lotët tanë”, që nënkupton te bashkojmë dhimbjen dhe pikëllim, që po ndodhe tani disa dekada në ketë rajon”, tha Peshiq.

Përfaqësues të organizatorëve, Iniciativa qytetare dhe Iniciative për të rinjtë kanë vlerësuar se qëllimi i ekspozitës është që përmes zërit të viktimave të dërgohet mesazhi se duhet të krijohet paqe në rajon, dhe të ofrohet përkrahja për viktimat deri në zbatimin e drejtësisë.

Ekspozita po mbahet në kuadër të festivalit “Miredita, dobar dan” i cili fillon zyrtarisht të enjten, më 26 maj. Para ekspozitës ka pasur një performancë dhe protestë nga grupe të djathta ekstremiste të cilat kundërshtojnë promovimin e kulturës shqiptare nga Kosova në Beograd.

Gjatë hapjes së ekspozitës kanë qenë prezent pjesëtarë të policisë, dhe ngjarja ka kaluar pa asnjë incident. Mirëpo, disa orë pas hapjes së ekspozitës ka pasur një njoftim se ishte vendosur një bombë në hapësirën e ekspozitës, mirëpo pas kontrollit të policisë është vërtetuar se alarmi ishte i rremë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close