Libri i Pllanës, për gjenocidin serb në Kosovë, dorëzohet në Vatikan

Në emisionin “Aktual” të RTK-së sot është diskutuar për promovimin e librit të Nusret Pllanës për terrorin e Serbisë në Kosovë, i cili dje i është dorëzuar Papa Françeskut në Vatikan.

Të ftuar në studion e RTK-së ishin publicisti dhe ish-pjesëtari i UÇK-së, Nusret Pllana, si dhe Shkelzen Zenelaj, përfaqësues i Shoqatës ‘Zëri i atdheut’.

Pllana tha se libri “Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët 1844-1999” ka pasur dhe po vazhdon të ketë promovim maratonik.

“Është një promovim maratonik i këtij libri. Për herë të parë është votuar në vitin 2001, dy vjet pas luftës gjenocidale në Kosovë. Në vitin 2018 e përjetoi ribotimin e shtatë. Çdo botimi i janë shtuar 100-150 faqe”, tha ai.

Ai shtoi se ky libër tashmë është në arkivat e Vatikanit: “Pardje në sheshin e Vatikanit iu dorëzua njeriut të shenjtë të madh, të paqes dhe dashurisë njerëzore, Papa Farnçeskut, i cili për ne shqiptarët ka domethënie shumë të madhe. Ky libër tashmë është arkivuar në një vend ku bota edhe më shumë do të senzibilizohet për gjenocidin serb mbi shqiptarët, për barbaritë dhe mizoritë serbe, sidomos për periudhën e viteve 1998-1999, me foto, fakte dokumente”.

Shkelzen Zenelaj, përfaqësues i Shoqatës “Zëri i atdheut”, theksoi rëndësinë e madhe të librit “Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët 1844-1999” të profesor Nysret Pllanës.

“Ky libër tashmë është pjesë zyrtare e arkivave të Vatikanit dhe nesër kushdo që është i interesuar, të konsultojë ose të marrë informacione prej këtij dokumenti, e ka edhe një qasje zyrtare. Vlera e librit ka bërë të mundshme që ky libër të bëhet pjesë e Vatikanit”, tha ai.

Sipas Pllanës, nuk ka popull si populli shqiptar që e ushqen armikun me duart e veta.

“Që 23 vjet rresht armikut tonë barbar ia kemi dhënë miliarda euro”, tha ai.

Sipas tij, Serbia po vazhdon avazin e njëjtë, mirëpo tash kërcënimet po i bën përmes armëve.

“Kjo Serbi pa fije fytyre na kërcënon, na shantazhon me armatimet më të softisikuara që tash po i shihen botërisht. Vetë presidenti Aleksandër Vuçiq na kërcënon në forma të ndryshme. Ata mburren që kanë bërë krime. Nuk kanë për turp të mburret që kanë vrarë fëmijë e kanë dhunuar gra”, shtoi Pllana.

Ajo që është shqetësuese, sipas Pllanës, është heshtja e liderëve tanë.

“Njerëzit tanë heshtin. Liderët tanë heshtin. Një ekzemplar të vetëm, për 23 vjet, dorëzuar kujt nuk ia kanë. Pse edhe më tutje këtë defekt gjenetik – harresën e kujtesës historike?”, tha Pllana.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close