Ambasadori Hovenier i kundërpërgjigje Lavrovit: Masakra e Reçakut është e dokumentuar

Pa ia përmendur emrin, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, i ka reaguar shefit të diplomacisë ruse, Sergei Lavrov. Ky i fundit i cilësoi si trillim, masakrat në Bucha të Ukrainës dhe Reçak të Kosovës.

Por në reagimin e tij, ambasadori amerikan, rikujtoi se masakra si ajo e Reçakut, janë shumë mirë të dokumentuara.

“Përpjekja për të rishkruar dhe mohuar  historinë mirë të dokumentuar të Reçakut, vetëm sa lartëson krimet e luftës, çnderon kujtimin e të vdekurve dhe rihap plagët e të mbijetuarve”, shkroi Hovenier në Tëitter, duke e shoqëruar edhe me një fotografi nga pjesëmarrja e tij në akademinë përkujtimore për të rënët mbajtur në Shtime në janar të këtij viti.

“Ata që mohojnë mizoritë në Reçak kërkojnë të pengojnë përparimin drejt pajtimit rajonal, konsolidimit demokratik dhe integrimit evropian dhe euroatlantik”, shkroi më tej ambasadori amerikan në Kosovë, por pa përmendur emra se kujt i drejtohet me saktësi.

Sidoqoftë, deklarimi i ambasadorit amerikan, ndodhë vetëm një ditë pasi ministri i Punëve të jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov, i cilësoi si mashtrim masakrat në Bucha të Ukrainës dhe Reçak të Kosovës.

“Kur diçka është në interes të SHBA-së, atëherë atyre u lejohet gjithçka, madje edhe të bombardojnë Jugosllavinë në një çast”, tha shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov.

“Krahasojeni atë arrogancë, ndjenjën e epërsisë suaj – ky është mentaliteti kolonial, kur mua më lejohet gjithçka dhe ju duhet të bëni atë që ju them”, tha Lavrov.

“Kjo manifestohet, jo vetëm për sa i përket interesave tona. Mos harroni, në vitin 1999, Shtetet e Bashkuara vendosën që Jugosllavia kërcënonte sigurinë e tyre. 10,000 kilometra nga brigjet amerikane. Ata e bombarduan atë në një çast.” tha Lavrov.

Sipas tij William Walker, i cili ishte kreu i OSBE-së, shpalli gjenocid disa kufoma që u gjetën në fshatin Reçak.

“Në të njëjtën mënyrë është bërë më 23 prill në Bucha, afër Kievit. Është e njëjta skemë. Funksionon, pavarësisht nëse bind dikë apo jo. Ata as nuk kishin pse të bindin askënd. Bombarduan Jugosllavinë. Kosovën e pavarur, duke shkelur të gjitha parimet e OSBE-së. Ata vetëm thanë: kështu do të jetë”, shtoi ai në një intervistë për Russia Today.

“Në Krime, pas referendumit thanë: vetë shpallja e Kosovës është e mundur, kurse vetë shpallja e Krimesë – jo, e gjitha mund të shihet me sy të lirë dhe askush nuk skuqet nga turpi”, përfundoi Lavrov.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close