Deputeti Haxhiu (PDK): Me rëndësi kërkesa e qytetarëve e jo ajo e FMN-së dhe qeveritarëve

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka thënë se pushteti po bënë përpjekje që të ikë nga përgjegjësia duke u thirrur në raportin e FMN-së se tërheqja e Trustit është e gabuar.

Ai, në një postim në Facebook ka shkruar se: “Pushteti nën sqetullën e Fondit Monetar Ndërkombëtar, po bënë përpjekje të ikë nga përgjegjësia qeverisëse dhe nga kërkesat legjitime të popullit!”

“Pa koment servilosja e pushtetit ndaj ndërkombëtarëve, kundër qytetarëve! Për mua është shumë me rëndësi kërkesa e qytetarëve, sepse FMN-ja qeveritarët dhe deputetët qëndrojnë mirë ekonomikisht. Me pasojat e krizës ekonomike dhe inflacionin po përballen qytetarët. Ne jemi të zgjedhur nga vet qytetarët dhe jo nga FMN-ja prandaj edhe jemi zëri i tyre në Kuvend”, shkruan Haxhiu.

Sipas tij, mosrritja e pagave, mbështetja për shtrenjtim të energjisë elektrike kur ka një rritje të çmimeve të konsumit të përditshme ditorë dhe kundërshtimi me forcë për tërheqjen e Trustit, s’ke si e vlerëson ndryshe përveç deklaratë politike joprofesionale.

“Deri dikun edhe e kuptueshme për ta, por jo për qytetarët kur 1 miliard e 734 milionë të Trustit janë të investuara jashtë Kosovës”, ka shkruar pos tjerash Haxhiu.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close