Liverpool-Real, sonte kurorëzohet kampioni i ri i Evropës

Sonte me fillim nga ora 21:00, stadiumi “Stade de France” do të jetë nikoqir i ngjarjes më prestigjioze të garave evropiane, ku Real Madridi dhe Liverpooli do të luftojnë kokë më kokë për trofeun e Ligës së Kampionëve.

Hera e fundit që Real Madridi e fitoi trofeun e çmueshëm të kësaj gare ishte pikërisht kundër Liverpoolit, ku në maj të vitit 2018 “galaktikët” mposhtën gjigantin anglez me rezultat 3:1, për t’u kurorëzuar me titullin e 13 evropian, përcjell KosovaPress.

Në anën tjetër, “të kuqtë” e Jurgen Klopp rikthehen në finale të Ligës së Kampionëve pas tre viteve, ku në vitin 2019 e mposhtën skuadrën e Tottenhamit me rezultat 2:0 për ta fituar trofeun e gjashtë evropian në histori të klubit.

Ndërkaq, kjo do të jetë finalja e tretë mes këtyre dy klubeve në histori të Ligës së Kampionëve, ku në vitin 1981 Liverpooli e mposhti Realin me rezultat minimal 1:0, kurse në vitin 2018, gjiganti spanjoll triumfoi në finale me rezultat 3:1.

Finalja e këtij sezoni të Ligës së Kampionëve ishte paraparë që të zhvillohet në stadiumin “Krestovsky” të Shën Petersburgut të Rusisë, por si pasojë e agresionit rus në Ukrainës, UEFA vendosi ta zhvendosë finalen në Paris.

Chelsea është kampion aktual i Evropës pasi në finalen e vitit të kaluar mposhtën Manchester Cityn.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close