Ambasada e SHBA-së dhuron një pjesë të paketës prej 1.2 milionë dollarësh për Policinë

ATSH/ Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë dhuroi dhe dorëzoi dje një pjesë të paketës prej 1.2 milionë dollarësh të përbërë nga trajnime dhe pajisje nga Ndihma Kundër Terrorizmit e Shërbimit të Sigurisë Diplomatike për Policinë e Shtetit Shqiptar (ASP).

Në njoftimin për shtyp, Ambasada thekson se “këto pajisje do të ndihmojnë partnerët shqiptarë të zbatimit të ligjit në parandalimin e terrorizmit, krimit kibernetik dhe kërcënimeve të tjera”.

Zëvendës Ambasadori, Demian Smith mori pjesë në ceremoninë, gjatë së cilës Shefja e Sigurisë Rajonale të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Karen Riley dhe Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano shqyrtuan dhe nënshkruan memorandumet që listonin artikujt e dhuruar.

Drejtori Nano i dhuroi Nicholas Lavengood, Zëvendës Shefit të Sigurisë Rajonale të Ambasadës Amerikane në Tiranë, një çmim nga Policia e Shtetit Shqiptar për kontributin e tij të madh në rritjen e bashkëpunimit dypalësh.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close