Në Fushë-Arrëz, rryma mbytë nënën dhe dy vajzat

Një tragjedi ka ndodhur sot në Fushë-Arrëz, ku tre persona kanë humbur jetën. Bëhet fjalë për një nënë dhe dy vajzat e saj. Dyshohet se ato kanë humbur jetën duke rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Ato janë gjetur në shtëpi të vdekura. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në familjen Kola.

Raportohet se gjithçka nisi pasi vajza 15-vjeçare, Emiljana Kola, u fut për t’u larë në dush, ku ka rënë në kontakt me energjinë e si pasojë ka ndërruar jetë në vend.

Pak sekonda më vonë të njëjtin fat do të kishte edhe motra e saj 18-vjeçare, Sidorela Kola, e cila shkoi me urgjencë për të parë se çfarë ndodhi me Emiljan dhe sapo ka prekur dorezën e dushit, ka ndërruar jetë edhe ajo.

Si të mos mjaftonte kjo, vrapoi drejt vajzave edhe e ëma e tyre 42-vjeçare, e cila sërish nga kontakti me energjinë ndërroi jetë. I lënduar ka mbetur edhe djali i familjes, por falë trajtimit tani është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbuluar rrethanat e kësaj tragjedie.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close