Kosova do të ketë ulje ekonomike shkaku i luftës në Ukrainë

Përgjysmë më pak do të ketë rritje ekonomike Kosova. Kjo vjen si rezultat i luftës në Ukrainë dhe sanksionet përcjellëse. Organizatat Financiare Ndërkombëtare vlerësojnë se rritja ekonomike do të sillet nga 2 deri në 4 %. Edhe Qeveria ka ndryshuar parashikimet. Nga 7.8 % që parashikonte në fillim të vitit ka rënë në 5.7%.

Lufta në Ukrainë ka prishur parashikimet për rritje ekonomike të gjithë botës. E përjashtim nga kjo nuk bënë as Kosova. Banka Botërore në raportin e fundit të saj thotë se rritje do të jetë 3.9%.

Presionet nga inflacioni pritet t’i ulin të ardhurat e disponueshme reale dhe të ndikojnë në besimin e konsumatorëve. Investimet publike pritet të jenë solide.

Kriza aktuale e brendshme energjetike është një shqetësim akut. Teksa rritja e konsumit të energjisë është e konsiderueshme, kapacitetet e tejvjetruara të prodhimit vendor të energjisë elektrike mund të sjellin çrregullime në furnizim dhe kërkesë më të madhe për importe të energjisë elektrike.

Banka Botërore, vlerëson se sipas skenarit bazë, inflacioni i përgjithshëm pritet të përshpejtohet në një mesatare prej 5.4 për qind për vitin 2022. Ndërkohë, parashikimet janë se edhe deficiti fiskal do të zgjerohet gjatë vitit.

Rritja e shpenzimeve pritet ta tejkalojë rritjen e të hyrave për shkak të një rikthimi të fortë në shpenzimet kapitale, duke u rritur për pothuajse një të tretën, si dhe nga shpenzimet më të larta rrjedhëse kundrejt efektit vjetor të programeve të reja të përfitimeve sociale.

Nga ana tjetër, Fondi Monetar Ndërkombëtar ka parashikuar që rritja ekonomike e Kosovës nuk do të jetë më e lartë se 2.8%, ndërsa Banka Evropiane për Rindërtim e Zhvillim vlerëson se rritje ekonomike do të jetë 4 %. Por, për tjera projeksione flet ministri i Financave, Hekuran Murati. Ai e pranoi për RTK-së se Qeveria ka ulur parashikimet reale.

“Parashikimet tona që i kemi ba dhe projeksionet që kemi, parashohin një rritje reale prej 5.7 %, nominale normalisht që do të jetë më e lartë, por marr parasysh edhe inflacionin e lartë, pra marr parasysh rritjen reale, do të jetë diku prej 5.7% për tërë vitin”, tha Murati.

Murati nuk pajtohet me vlerësimet e organizatave ndërkombëtare financiare. Por, thotë se qytetarët i përballojnë krizat.

“Por një gjë nëse ju kujtohet ka qenë që një gjë e tillë nga shumica e organizatavefinanciare ka qenë edhe vitin e kaluar, ku shumica prej tyre kanë pasur një projeksion që rritja do të jetë, do të jetë aty 4, 4.5%, por nuk e tejkalojke 5%, megjithatë ne patëm thënë në mes vit se kur e bëmë rishikimin e buxhetit se rritja do ta kap shifrën dyshifrore dhe në fund të vitit ashtu edhe doli.Tash normalisht që raportet e organizatave ndërkombëtare, janë çdo herë më konservative dhe marrin indikatorët e përgjithshëm. Ne këtë duke qenë se jetojmë këtu, por njohim edhe qytetarët tanë e dimë se sa të qëndrueshëm jemi me krizat, jemi të mësuar me krizat dhe duke marr parasysh këto jemi goxha agjil dhe goxha të përshtatshëm dhe i përballojmë më lehtë, ndoshta edhe se popujtë e tjerë”, tha Murati .

“Qeveria duhet të ketë kujdes sepse këto organizata janë serioze dhe nuk flasin në mënyrë paushalle”, thotë ekonomisti Erton Bega.

Qeveria ende po vazhdon të mburret me rritjen ekonomike të vitit të kaluar e cila është përmbyllur zyrtarisht me 10.5 %.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close