Tabaku: Rritja e çmimeve po varfëron përditë shqiptarët

ATSH/ Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku reagoi sot mbi rritjen e çmimeve, një krizë që sipas saj po varfëron shqiptarët përditë e më shumë.

“Kriza është ulur këmbëkryq ndërsa qeveria vazhdon të krenohet duke iu ofruar shqiptarëve lugën bosh! Që nga shkurti i këtij viti një sajesë e çuditshme alla komuniste ka marrë formë në Shqipëri, bordet e çmimeve që përcaktojnë çmimet dhe tregun në vend.
Megjithëse pretendojnë se janë krijuar për të shndërruar jetesën më të lirë, këto borde vetëm sa po zyrtarizojnë çmimet e kripura”, tha ajo përmes një reagimi në rrjetet sociale.

Sipas Tabakut, arsyet e rritjes së çmimeve lidhen me politikat fiskale të qeverisë.

“Kur në të gjithë botën po rriteshin çmimet në Shqipëri rriten edhe taksat. Fermerëve iu është rritur TVSH për inputet ndërsa janë ulur dhe subvencionimet. Në fillim të sezonit kur dhe pritej që të korrnin mundin e tyre fermerët po korrin humbjet ndërsa qytetarët çmimet e larta. Sot mbi 250 000 fermerë që jetojnë me turizmin janë duke përjetuar krizën më te lartë prej rritjes së çmimit të inputeve dhe kostove”, tha ajo.

Tabaku u shpreh se “të ardhurat e shqiptarëve vazhdojnë mbeten të njëjtat, në mos inflacioni që me gjasë është më lartë se sa 5-6% sa thotë qeveria ka zhdukur nga xhepat e shqiptarëve mijëra lekë”.

“Shqetësuese të mendosh që jemi një vend ku shoqëria dhe shtresa e mesme po firon dita ditës. Ndërsa shoh çmimet e produkteve që rriten me një progresion të frikshëm gjeometrik me po të njëjtin progresion që rritet numri i shqiptarëve jashtë vendit”, shtoi ajo.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close