Kryesia e Kuvendit mban mbledhje, në rend dite ligji për TRUST-in

Sot me fillim nga 11:00 do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, në të cilën në rend dite janë pikat e papërfunduar nga seancat plenare.

Në rend dite është votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për vetëqeverisjen lokale, shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës, zgjedhja e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit serb, votimi i mocionit nga debati parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend, raporton RTKlive.

Po ashtu në rend dite do të jetë votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore, shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022, emërimi i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës,  formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar debat parlamentar për punën e Qeverisë së Republikës së Kosovës në vitin e parë të mandatit të saj.
Në rend dite është edhe votimi në lexim të dytë i Projektligjit për provimin e jurisprudencës, votimi në lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Pijet e Forta Alkoolike, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Hapësinor në Republikën e Kosovës, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Mbeturinat nga industritë nxjerrëse të mineraleve, zgjedhja e pesë zëvendësve të Avokatit të Popullit zgjedhja e një anëtari të Komisionit të Pavarur për Media.
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për   akcizën në produktet e duhanit, do të jetë në rend dite, sikurse edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për fondet pensionale të Kosovës.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close