DASH konfirmon se disa afganëve në Kosovë u është refuzuar hyrja në SHBA

Disa afganëve, të strehuar përkohësisht në Kosovë, u është refuzuar hyrja në Shtetet e Bashkuara, për shkak se të njëjtit nuk kanë kaluar procesin e verifikimit, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë një zyrtar i Departamentit amerikan i Shtetit (DASH).

“Përderisa shumicës së udhëtarëve afganë në kuadër të grupit OAW [Operacioni për mirëpritjen e aleatëve] u është lejuar hyrja në Shtetet e Bashkuara përmes procesit tonë të verifikimit, përfshirë edhe shumicën e afganëve në Kosovë, një numër i vogël i individëve të cilët nuk e kanë kaluar procesin, shërben si shembull se sistemi po punon siç duhet. Departamenti, në fund të fundit, e vlerëson me prioritet më të lartë sigurinë e popullit amerikan”, tha zyrtari i DASH-it.

Ky zyrtar nuk deshi të flasë për raste individuale apo për refuzime të reja të hyrjes në SHBA, por shtoi se për aq kohë sa sistemi i verifikimit vazhdon të funksionojë “do të ketë individë të tjerë të cilët përfundimisht nuk do të jenë në gjendje të zhvendosen në SHBA”.

Afganët e vendosur në Kosovë raportohet se kanë qenë kryesisht bashkëpunëtorë të SHBA-së dhe NATO-s, gjatë pranisë së tyre në Afganistan, nga viti 2001 deri më 2021.

Ata ishin vendosur në kampin amerikan Bondsteel dhe në një dhe një kamp tjetër afër tij i njohur si kampi ndërtimor Bechtel-Enka. Që të dy këto kampe janë në afërsi të qytetit të Ferizajt dhe distanca mes tyre është më pak se dy kilometra.

Sipas zyrtarit të DASH-it, deri më tani afër 600 afganë janë larguar nga kampi ushtarak amerikan, Bondsteel, që gjendet në Ferizaj.

Zyrtari i DASH-it po ashtu tha se SHBA-ja do të punojë me individët të cilëve u është ndaluar hyrja në SHBA për të gjetur alternativa për strehimin e tyre.

“Këtu përfshihet identifikimi i shteteve që janë të gatshme të pranojnë afganët për t’u zhvendosur, ose, kur afganët dëshirojnë që vullnetarisht të kthehen në Afganistan, të ndihmohen në këto situata. Megjithatë, SHBA-ja nuk do të ndërmjetësojë kthimin e asnjë shtetasi afgan në Afganistan, përpos nëse ata duan të kthehen vetë”, tha zyrtari i DASH-it.

Autoritetet në Kosovë ende nuk kanë komentuar nëse janë në bisedime për Qeverinë amerikane për çështjen e afganëve të strehuar në Kosovë, të cilëve u është ndaluar hyrja në SHBA.

Në mars të këtij viti, një zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit ka thënë për gazetarët se asnjë afgan, i cili mund të mos e kalojë procesin e verifikimit, nuk do të mbetet në Kosovë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close