Viola von Cramon sot viziton Kosovën

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën Viola von Cramon do të qëndrojë sot për vizitë në vendin tonë.

Viola von Cramon, dje ka vizituar Serbinë, ku është takuar me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Duke folur për mediat serbe, Von Cramon tha se edhe Kosova duhet të ketë vendin e saj në BE-në, dhe se nuk është në interesin e BE-se që Serbia të lobojë kundër pavarësisë së Kosovës.

“Unë do të doja që Kosova të ishte në të njëjtin nivel me Serbinë në kuadër të BE-së. Kjo është në interes edhe për popullin serb, sepse pa e zgjidhur këtë çështje do të jetë e vështirë për Serbinë të jetë pjese e BE-se”, tha Viola Von Cramon.

Ndryshe Viola von Cramon, do të merr pjesë në Ditët e Konferencës të KSDW nga data 31 maj deri 2 qershor, e cila temë kryesore ka Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor. Në ditët e konferencës, do të marrin pjesë edhe ekspertë vendorë e rajonal, përfaqësues të institucioneve vendore e ndërkombëtare e anëtarë të shoqërisë civile.

KSDW2022 organizohet në partneritet mes Ministrisë së Ekonomisë, Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Zyrës së Përfaqësuesit Special të BE-së në Kosovë, GIZ, Institutit për Politika Zhvillimore (INDEP) dhe Balkan Green Foundation (BGF). Kjo është ngjarja më e madhe për zhvillim të qëndrueshëm në Kosovë dhe në rajon.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close