Qytetarët, skeptikë nëse unaza njëkahore do të ketë sukses

Komuna e Prishtinës pas testimit të unazës njëkahëshe për qarkullimin e automjeteve në ditë vikendi, ka paralajmëruar testimin edhe gjatë ditëve të punës. Synimi, sipas drejtuesve të komunës, është rregullimi i trafikut në mënyrë që të fitohet hapësirë alternative për këmbësorë, pasi qyteti po përballet me kaos në trafik.

Derisa ekspertët e trafikut vlerësojnë përpjekjet e komunës për të lehtësuar lëvizjen e ngarkuar në kryeqytet, qytetarët janë skeptikë se unaza njëkahore do ta përmirësojë gjendjen ekzistuese.

Prishtina vazhdon të përballet me një trafik të ngarkuar tash e sa vite.  Me qëllim përmirësimin e kësaj gjendjeje, Komuna e Prishtinës gjatë dy vikendeve ka testuar unazën njëkahore, me synim rregullimin e gjendjes kaotike në trafik. Kryetari i  Komunës se Prishtinës, Përparim Rama, në një përgjigje për RTK-në ka theksuar se unaza njëkahore do ta lehtësojë shumë qarkullimin e automjeteve.

“Transformimi i rrugës se brendshme në njëkahore na mundëson një linje të re e cila mundet të përdoret edhe për transportin alternativ. Po ashtu, të kemi edhe qasje të lehtë dhe të shpejtë për autobus, ambulanca, police, zjarrfikës dhe taksi”, tha ai.

Se unaza njëkahëshe do ta lehtësojë shumë trafikun e ngarkuar në kryeqytet, e thotë për Radio Kosovën edhe eksperti i komunikacionit Nol Dedaj, i cili është  pjesë e ekipit testues të kësaj unaze.

“Kjo ka më ndihmuar shumë qarkullimin e automjeteve në qytet. Pas testimit të dytë do ta vlerësojmë se si ka qenë dhe do ta vlerësojmë a ka nevojë për testim të tretë. Në qoftë se vlerësohet i nevojshëm do të bëhet testimi i tretë nëse po atëherë sigurisht që do të bëhet testimi gjatë ditëve të punës në mënyrë që të shihet a është funksionale”, shtoi Dedaj.

Ndërkaq, qytetarët unazën njëkahëshe nuk po e shohin si zgjidhje, pos nëse do të lëshohen në përdorim njëkahësh të katër korsit  për qarkullim dhe nëse bëhet testimi gjatë ditëve të punës, kur komunikacioni është më i ngarkuar.

“Nëse do të lëshohen katër shiritat do të ketë sukses. Po ashtu, nëse testimin nuk e  bëjnë gjatë ditëve të punës nuk do të ketë asgjë prej kësaj punë për arsye se gjatë ditëve të punës në Prishtinë hynë rreth 150 mijë vetura”, thotë për Radio Kosovën njëri nga qytetarët e Prishtinës.

Gjatë dy testimeve që janë bërë për shndërrimin e  unazës qendrore të Prishtinës në unazë  njëkahore  për automjetet, shumë rrugë të kryeqytetit janë bllokuar. Ndërkohë, mbetet të shihet nëse testimi i unazës njëkahëshe në ditë punë, do të jetë i suksesshëm.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close