Sindikata e punëtorëve në KEK kërkon paratë e Trustit ose protestë

Kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Nexhat Llumnica, paralajmëron protestë, në ditën kur në rend dite do të jetë Projektligji për tërheqjen e mjeteve nga Trusti Pensional.

Ai i ka quajtur ofendim për ta, arsyetimet e Ministrit të Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati se me parat e Trustit punëtorët do të blejnë “Iphone 13 ProMax”.

Me mundësinë që qytetarët të tërheqin një pjesë të Trustit, thotë do të kishte impakt pozitiv edhe në ekonominë vendëse.

“Ne do të jemi pjesëmarrës në protesta si sindikatë për arsye se është presion i anëtarësisë sindikale, i të gjithë punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës që këto mjete të tërhiqen për arsye se gjendja e tyre është jo e mirë në këtë kohë të pastë pandemisë. Faktikisht, gjendja është jo e mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës. Kjo tërheqje do t’i ndihmon jo vetëm punëtorëve të KEK-ut, jo vetëm punëtorëve të Kosovës, por do t’i ndihmon edhe bizneset e Kosovës edhe familjarët të cilët prekën drejtpërdrejtë nga kjo tërheqje”, tha Llumnica.

“Ai tha se ka parë disa arsyetime ku thuhet se nuk kanë studentët, pensionistët para në Trust.

“Ne kemi familje edhe pensionistë edhe studentë që ndihmohen në një farë forme edhe ata prej tërheqjes së këtyre mjeteve dhe arsyetimet e Qeverisë, të Ministrit të financave, janë pothuajse ofenduese për punëtorët ku thuhet se “po t’u jepet Trusti do të blejnë “Iphone 13 ProMax”, u shpreh ai.

Sipas tij, është ofendim për arsye se i konsideron qytetarët që nuk dinë t’i shpenzojnë mjetet e tyre, pra punëtoret.

“ Në rast se është bërë fortë merak të na i ruaj këto mjete ka forma dhe opsione që ne mund të u jepim se si të ruhen mjetet dhe si të kthehen ato”, u shpreh ai.

Tutje Llumnica theksoi se 90 për qind e punëtorëve të KEK-ut do të jenë pjesëmarrës në protestë, pasi që të gjithë këta janë të pajtimit për tërheqjen e këtyre mjeteve.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close