UEFA ia beson Kosovës organizimin e Evropianit U17 dhe U19 për vajza

U hodh shorti për Evropianët U17 dhe U19 për vajza, UEFA ia beson organizimin Kosovës.

Në selinë e UEFA-s sot është hedhur shorti për eliminatoret e Kampionatit Evropian 2023 për U17 dhe U19 në konkurrencën e vajzave, e ku FFK-në në short e përfaqësojë Sanije Krasniqi.

Për eliminatoret e grupmoshës 19-vjeç UEFA ia ka besuar turneun kualifikues FFK-së, teksa në Ligën B në Grupin B5 së bashku me Kosovën do të jenë Bulgaria dhe Gjibraltari. Ky event do të zhvillohet prej 7 deri më 15 nëntor 2022.

Ndërkohë, shorti për grupmoshën 17-vjeç Kosovën e ka vendosur në garë me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Moldavinë, në kuadër të Grupit B2 të Ligës B.
Nikoqire e turneut kualifikues do të jetë Shqipëria prej 18 deri më 24 tetor 2022.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close