Pavel Sheremet,gazetar i njohur ukrainas u vra nga shpërthimi i një autobombe

KIEV – Shpërthimi i një autobombe shkaktoi sot vdekjen e gazetarit të njohur ukrainas, i lindur në Bjellorusi, Pavel Sheremet, ndërkohë që ai po ngiste makinën në qendër të Kievit, njoftoi agjencia zyrtare ukrainase e lajmeve, Ukrinform.

2200

Sheremet, i cili shkruante për gazetën ”Ukrainska Pravda”, jetonte në Kiev prej pesë vitesh.

Ai u vra gjatë shpërthimit jashtë një restoranti ”McDonald’s”, në këndin që krijonin rrugët ”Bohdan Khmelnytsky” dhe ”Ivan Franko”, sot rreth orës 04:30 GMT.

Sheremet, 44 vjeç, ka qenë edhe prezantues televiziv në Bjellorusi, por një konflikt me regjimin e detyroi të largohej.

”Makina i përkiste kryeredaktores së gazetës Olena Prytula, por ajo nuk ishte në veturë në momentin e aksidentit”, theksoi ”Ukrainska Pravda”.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close