Shqipëri-Nga sot ndalohen qeset plastike

ATSH/ Nga sot në Shqipëri ndalohet përdorimi i qeseve plastike njëpërdorimshe.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot një video sensibilizuese të fëmijëve për ndotjen e ambientit nga plastika.

“Kush mund ta thotë më bukur se fëmijët që kërkojnë një ndryshim dhe në emër të tyre hapim një faqe të re në raport me mjedisin. Gëzuar  1 qershorin pa qese plastike njëpërdorimshe”, shprehet Kumbaro në rrjetet sociale.

Ndërsa ndau videon edhe Kryeministri Edi Rama u shpreh se “vetëm në 3 minuta një grup fëmijësh na japin fakte e shifra për dëmet që i bëhen çdo ditë natyrës, ajrit, tokës dhe detit”.
“Gëzuar 1 Qershorin duke hapur një faqe të re në raport me mjedisin, me heqjen nga përdorimi të qeseve plastike njëpërdorimshe”, u shpreh ai.

Çdo vit, në Shqipëri përdoren rreth 3.2 miliardë qese plastike apo rreth 26 mijë tonë në vit. Mbetjet e qeseve plastike përfundojnë në ushqimin që hamë dhe ajrin që thithim çdo ditë.
Rreziku mjedisor ka bërë që në dekadën e fundit shumë qeveri në botë të ndërgjegjësohen dhe të reagojnë me shpejtësi.

Në këtë kuadër, qeveria e Shqipërisë ka vendosur që nga data 1 qershor 2022, prodhimi, importi dhe përdorimi i qeseve plastike mbajtëse si dhe e qeseve plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo oxo-biodegradueshme të ndalohet me ligj.

Në Kuvend është miratuar projektligji që parashikon edhe gjoba deri në 1,5 milionë lekë për importuesit, prodhuesit dhe tregtuesit e qeseve plastike.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close