Kapen rreth 18 kg drogë

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik – DHTN, pas informacioneve të pranuara përmes rrugëve operative në teren, me datë 01.06.2022 në rrotullimin hyrje-dalje në autostradë Prizren-Veri ka ndaluar dy vetura të dyshuara ku gjatë kontrollimit të tyre janë gjetur : 1 qese e plastikës, 1 valixhe me 36 paketime substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë, me peshë gjithsej rreth 18 kg.

“Gjatë zhvillimit të operacionit në cilësi të provave materiale janë sekuestruar:  1 veturë e tipit Renault me targa vendore,  1 veturë e tipit Audi me targa vendore,  2 telefona mobil, si dhe prova të tjera materiale që ndërlidhen me rastin” njofton Policia e Kosovës.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kompetent dhe me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake janë kontrolluar shtëpitë dhe objektet përcjellëse të personave të dyshuar, ku gjatë kontrollimit të tyre nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Tutje, bëhet e ditur se me vendim mbi ndalimin e personave, dy të dyshuarve meshkuj/kosovarë u është caktuar masa e ndalimit, ndërsa një person tjetër i dyshuar mashkull/kosovar gjendet në arrati.

Të gjitha dëshmitë lidhur me rastin janë fotografuar dhe tërhequr nga Njësia e Krim-Teknikës, ndërsa rasti vazhdon të hetohet nga njësitë kompetente policore, bën të ditur Policia e Kosovës, përmes një komunikate për medie.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close