Përfaqësuesit e BB-së për Evropë kundër prekjes së Trustit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim zëvendëspresidenten e Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore Anna Bjerde, drejtoreshën rajonale të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor.

“U bisedua për stabilitetin institucional dhe indikatorët pozitivë. Kryeministri veçoi rritjen e eksporteve  dhe potencialin e madh në fushën e teknologjisë së informacionit si dhe angazhimin e qeverisë për digjitalizim. Znj.Bjerde e përgëzoi Qeverinë për rritjen ekonomike që ishte ndër më të lartat në rajon”, njofton zyra për informim e kryeministrit.

Bëhet e ditur se përfaqësuesit e Bankës Botërore kanë thanë se presin që së shpejti të kalojë në kuvend marrëveshja për reformën sociale, sepse ajo është përgjigja e duhur ndaj krizës inflacionare dhe jo prekja e mjeteve të trustit pensional.

“Si përparësi e pasuri e vendit tonë u theksua kapitali njerëzor, prandaj Qeveria është fokusuar te investimet në fëmijërinë e hershme, në kopshte e parashkollorë. U fol për rëndësinë që ka arsimimi profesional në parandalimin e migrimit të të rinjve. Kryeministri theksoi mbështetjen e Qeverisë për vajzat në STEM, me qëllim të mbylljes së hendekut gjinor në profesione”, thuhet tutje në këtë njoftim.

Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e Qeverisë së Kosovës për mbështetjen e Bankës Botërore për Kosovën në shumë fusha. Ai veçoi projektin për përballjen me pandeminë Covid-19. Lidhur me situatën stabile aktuale në vend, u theksua se tash e disa ditë kemi regjistruar numra njëshifrorë të të infektuarve me këtë virus. Bjerde cilësoi si impresive shkallën e vaksinimit që Kosova ka arritur.

U bisedua gjithashtu edhe për situatën aktuale me energji elektrike, ku u përmend edhe ndikimin i luftës në Ukrainë. Kryeministri ka bërë të ditur se është afër lansimit të Strategjisë së energjisë dhe ritheksoi përkushtimin e Qeverisë për energji të ripertëritshme.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close