Konjufca merr pjesë në darkën e shtruar nga homologu i tij grek Constanine
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca po merr pjesë në darkën e shtruar nga homologu i tij Constanine An. Tassoulas, në kuadër të sesionit të 9-të Asamblesë Parlamentare SEECP.
Në këtë ngjarje po marrin pjesë edhe krerët e kuvendeve të rajonit e më gjerë.
Kryeparlamentari Konjufca është duke marrë pjesë në punimet e Sesionit të nëntë Plenar të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (AP e SEECP/PBEJL-së), i cili po mbahet më 1-2 qershor 2022 në Parlamentin e Greqisë, në Athinë.
Sesioni Plenar i Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, i kryesuar nga Greqia si kryesuese në detyrë, do të vazhdojë punimet edhe gjatë ditës së nesërme ku pritet miratimi i dokumentit kryesor, Deklaratës së përbashkët përfundimtare, nga Kryetarët e Kuvendeve të vendeve anëtare.
Comments are closed.