Kryeministri Kurti: Dëshmuam se demokracia dhe ekonomia zhvillohen krahas njëra-tjetrës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim drejtorin e Institutit Ndërkombëtar Republikan, Paul McCarthy. Ata diskutuan për politikat programore të partive politike, kryeministri Kurti me këtë rast ka thënë se nuk mjafton vetëm demokratizimi i institucioneve shtetërore, por nevojitet edhe demokratizimi i partive politike.

Kreu i Qeverisë theksoi stabilitetin institucional dhe qeverisjen demokratike, si rezultat i të cilave Kosova është renditur në vendin e parë sa i përket sundimit të ligjit në Ballkan sipas World Justice Project, është ngritur për 17 vende sa i përket luftës kundër korrupsionit sipas Transparency International dhe për 17 vende më lart sa i përket lirisë së mediave, sipas Reporterëve pa Kufij.

“Me politikat tona në qeverisje kemi dëshmuar që demokracia dhe ekonomia zhvillohen krahas njëra-tjetrës, tha kryeministri. Lidhur me bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, kryeministri ritheksoi që marrëveshja duhet të ketë në qendër njohjen e ndërsjellë dhe fillimisht Serbia duhet të pranojë dokumentet e Republikës së Kosovës”, ka thënë Kurti, njofton zyra për komunikim e Kryeministrit.

Bëhet e ditur se, Paul McCarthy e falënderoi kryeministrin Kurti për bashkëpunimin dhe tha se do ta mirëpriste në vizitën e tij të ardhshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close