PARTITË POPULLORE TË EVROPËS NË PËRKRAHJE TË KOSOVËS!

Shkruan Niq Krasniqi
Me kërkesën Lukas Mandl, deputet në PE nga Partia Popullore e Austrisë dhe kryetar i Shoqërisë Austriako-Kosovare, të paraqitur në Kuvendin e PPE aprovohet Rezoluta për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Partitë Popullore kanë një numër të madh të deputetëve në PE dhe bëjnë qeveritë në një numër të madh të vendeve të BE-së, që shkon në favor të vendimit për liberalizimin e vizave nga BE*.
Kështu kur mbjelljet e mira e miqësia japin frutet e tyre.
LDK qysh para tri dekadave kishte krijuar marrëdhënie shumë të mira me Partinë Popullore të Austrisë që nga koha e miqësisë mes Presidentit Rugova dhe ministrit të PJ të Austrisë, Alois Mock, miqësi që LDKn e ndihmoi edhe në rrugëtimin e saj që të bëhet anëtare e EPP-së, pra Familjes së Partive Popullore të Evropës (së bashku me PSHDK-n)
(Miqësi e bashkëpunim që u ftohë me ardhjen e Isa Mustafës në krye të LDK-së, sidomos pas vitit 2014 dhe bashkangjitjes së LDK-së në politikat e PDK-së!)
Dy dekada me parë në Austri dhash kontributin vendimtar që të formohet Shoqëria Kosovaro-Austriake (anise për austriakët ishte e “parakohëshme”, ndërsa për shumë shqiptarë “e pakuptimtë”), e cila, jo vetëm që kultivoi miqësinë mes Austrisë e Kosovës, por edhe inicoi dhe realizoi projekte konkrete të bashkëpunimit dhe përfaqësoi cështjet e Kosovës deri në hapjen e etablimin e përfaqësimit zyrtar të diplomacisë së Kosovës në Austri.
Ku në punën e kontributin prej dy dekadash, në mesin e projekteve të diplomacisë kulturore për rastin duhet të ceken projektet kundër izolimit të Kosovës me regjimin e vizave (www.facebook.com/niq.krasniqi/posts/10216222568947369), respektivisht lobimin për liberalizimin e vizave: www.facebook.com/niq.krasniqi/posts/10215720531756753
E cila punë tash jep frutet e veta, anise të vonuara.
Nga viti 2014 deri vitin 2016 PDK me politikanët e saj në pushtet ndikoi që Shoqata Kosovaro-Austriake të rithemelohet si Shoqatë Austriako-Kosovare (www.facebook.com/niq.krasniqi/posts/10206208624005004) dhe aty të hyjnë përkrahës të politikave të Hashim Thacit, sidomos për planin e “korrigjimit të kufirit të Kosoves”, për të cilin qëllim në krye të bordit për PJ në këtë Shoqatë sillet miku i Thacit, Wolfgang Petritsch, i cili sic kishte treguar vet, kishte marr pjesë në hartimin e atij plani në dëm të Kosovës: www.facebook.com/niq.krasniqi/posts/10213778849855919
NATYRISHT se kjo punë ishte kundërshtuar dhe se në formë të kjartë (Klartext) ishte kërkuar largimi nga ky plan dhe largimi i W. Petritsch.it nga Shoqata e miqve të Kosovës: www.facebook.com/niq.krasniqi/posts/10220316198125540
NATYRSISHT se Wolfgang Petritsch ishte larguar nga kjo Shoqatë, ndryshim ky që kishte sjellë ndryshim në politikat e kësaj Shoqate (www.facebook.com/niq.krasniqi/posts/10218680265508247) dhe kthim te politikat që i shkojnë për shtati emrit “Miqtë e Kosovës”.
Të cilin emër tash deputeti Lukas Mandl e përfaqëson edhe në PE.
NATYRISHT që poltikat e miqësisë ndaj Kosovës sjellin edhe vendime e zhvillime politike në favor të Kosovës.
NATYRISHT se edhe për këtë vendim e përkrahje kanë punuar miq të dëshmuar, ndër të cilët vecoj e falënderoj sekretarin për Politikë të Jashtme të EPP-së, mikun Patrick Voller! (www.facebook.com/pvoller/posts/10158525082979746)
NATYRISHT që të gjitha këto punë e kjo diplomaci do të mund të bëhej edhe në mënyrë më koherente dhe efikase – poqëse qeveritë e përparshme të kuptonin rëndësinë e mbjelljeve koherente dhe ti kultivonin ato.
Sidomos nëse KEQpërfaqësimi nuk do ti kundërshtonte e luftonte.
NATYRISHT që këto punë e kjo diplomaci mund të bëjë punë koherente e efikase edhe tash dhe në të ardhmen – poqëse qeveritë, tash dhe në të ardhmen do të kuptonin rëndësinë e këtyre mbjelljeve dhe kësaj diplomacie dhe ti kultivonin ato.
ASGJE nuk ndodh rastësisht, është një përfundim i një shkencëtari
Vetëm hithat/barishtet mbijnë vet, është një thënie popullore.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close