Prokuroria nis hetime të dyshuara për korrupsion e të raportuara në media

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar të enjten se ka nisur hetimet lidhur me shkrimet e fundit të publikuara në media.

Prokuroria njofton se hetimet do të bëhen për të gjitha rastet ku flitet për afera të ndryshme korruptive, në institucione të ndryshme.

“Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se ka filluar procedurën e verifikimit dhe hetimit për të gjitha shkrimet e publikuara ditëve të fundit në media lidhur me rastet e dyshuara për korrupsion”, shkruan në njoftim.

Prokuroria nuk jep informacione se cilat janë këto media që kanë raportuar për afera të ndryshme korruptive apo se për cilat shkrime bëhet fjalë.

Sidoqoftë, ditëve të fundit përveç mediave janë edhe partitë opozitare që kanë hedhur dyshime për afera të ndryshme të korrupsionin ku sipas tyre janë përfshirë zyrtarë të lartë të shtetit.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close