ZVICËR – Inflacioni më i lartë që nga shtatori i 2008

ATSH-DPA/- Inflacioni i çmimeve të konsumit në Zvicër u rrit në nivelin më të lartë që nga shtatori 2008, sipas të dhënave të Zyrës Federale të Statistikave.

Çmimet e konsumit u rritën me 2,9% në terma vjetore në maj, pas një rritjeje prej 2,5% në muajin prill. Ekonomistët kishin parashikuar një normë inflacioni prej 2,6%.

Hera e fundit që vendi regjistroi normën më të lartë të inflacionit ishte në shtator të 2008.

Në bazë mujore, çmimet e konsumit u rritën me 0,7% në muajin maj, pas një rritjeje prej 0,4% muajin e kaluar.

Çmimet e qirave të banesave, naftës për ngrohje dhe produkteve ushqimore kanë shënuar një rritje në muajin maj, sipas të dhënave.

Ndërsa, çmimet për akomodimin shtesë, dhe detergjentët dhe produktet e pastrimit shënuan një rënie.

Indeksi i çmimeve të konsumit bazë, pa përfshirë çmimet e produkteve të freskëta dhe sezonale, energjisë dhe karburanteve u rrit me 1,7% në terma vjetore në maj, dhe me 0,5% krahasuar me nivelin e një muaji më parë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close