Konjufca: Nga vizita në Greqi u binda se njohja nuk është e largët

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjuca, pati vizitë zyrtare në Greqi. Në Athinë ai pati takime me zyrtarë të lartë të këtij shteti. Përveç tjerash, mbajti edhe një fjalim në Parlamentin e Greqisë.

Pikërisht për këtë vizitë dhe rëndësinë e saj,  në një shtet që ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, Konjufca flet në intervistë për RTK.

Kryeparlamentari ,  sapo ka përfunduar vizitën e tij treditore në Greqi. Është vizita e parë e një kryekuvendari në vizitë në një shtet, që ende nuk na ka njohur, pra Greqinë.

Konjufca: Greqia ka një qasje më pozitive ndaj Kosovës

RTK: Zoti  kryetar, si kaloi kjo vizitë në Greqi?

Konjufca: Mendoj se ishte një vizitë e rëndësishme, e frytshme për Republikën e Kosovës. Siç e dini kjo është një nismë rajonale, është pra, Asambleja e Procesit të Bashkëpunimit  në Evropën Juglindore. Kosova është pjesë e saj dhe mundohet që ta japë kontributin e  vet duke marrë pjesë edhe në komitetet të cilat janë organe shumë të rëndësishme të kësaj asambleje, po ashtu edhe në Komitetin e saj Qendror, por kësaj radhe isha i ftuar nga kryetari Parlamentit helenik dhe njëkohësisht edhe udhëheqës për këtë vit i kësaj asambleje të rëndësishme. Fillimisht i shpreha mirënjohjen tonë për përkrahjen Republikës së Kosovës nga ana e Greqisë, në procese të rëndësishme nëpër të cilat ka kaluar Kosova dhe në aspiratat tona që i kemi, duke filluar prej bashkëngjitjes në BE e pastaj edhe për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, por po ashtu edhe për anëtarësimin e Kosovës në NATO, por edhe, siç e dini edhe ju, Kosova ka aplikuar për anëtarësim në KE dhe ne duhet të takohemi me çdo shtet anëtare të KE-së, jo vetëm me ato shtete që na kanë njohur, por edhe me ato që nuk na kanë njohur. Siç e dini Greqia është në mesin e shteteve që ende nuk na ka njohur brenda shteteve mosnjohëse të BE-së. Por për dallim nga ato shtete që nuk na kanë njohur, Greqia ka një qasje më pozitive, meqë njeh pasaportat, njeh shtetësinë e qytetarëve të Republikës së Kosovës. Por, po ashtu ka pasur një mori vizitash të rëndësishme të figurave të larta shtetërore që kanë vizituar Kosovës. Vlen të përmendim vizitën e ministrit të Jashtëm të Greqisë, Dendias, i cili ka vizituar Kosovën, por pritet që së shpejti ta vizitojë vendin tonë. Pra të gjitha këto pritjet, vizitat janë shtetërore, marrëdhëniet janë shtetërore, pastaj, po ashtu , zyra jonë këtu në Greqi që ishte zyrë ekonomike, tani ka ngritur statusin e vet në një zyrë të mbrojtjes së interesave të Republikës së Kosovës. Ne vizituam ambientet e reja të kësaj zyreje, ku na priti ambasadori Gllareva, i cili po bën punën e duhur që institucionet tona të jenë sa ma afër dhe më bashkëpunuese me institucionet e Greqisë, në mënyrë që kjo të finalizohet me njohjen e shteti të Kosovës nga shteti grek.

RTK: Kryetar Konjufca, gjatë takimit në mjediset e Parlamentit helen, Ju morët një dhuratë nga homologu i Juaj, ishte një afërsi më e shprehur ndaj Jush?

Konjufca: Në një darkë të mbrëmshme që patëm me presidentin Tasulas, faktikisht aty shkëmbyem disa mendime lidhur me relacionet që kemi mes të dy vendeve tona, ku mes tjerash, folëm edhe për aspekte të tjera sikundër flitet në një bisedë që është  e karakterit më të lirë, me ç’rast folëm për kulturën e Greqisë, për kulturën që ka pasur për idetë dhe konceptet që nga antikiteti, të cilat janë bazament të qytetërimit perëndimor, por edhe sa i përket koncepteve dhe ideve intelektuale, që janë të rëndësishme për dijet humane e po ashtu edhe për kulturën në përgjithësi. Mes tjerash, presidenti më pyeti edhe për preferencat e mia lidhur me  letërsinë, filozofinë greke etj. Dhe kur i tregova preferencat e mira lidhur me letërsinë dhe filozofinë, ai ma dhuroi një libër të poetit grek Seferis, që për mua ka një vlerë të çmuar, si një dhuratë e dhënë nga presidenti i Parlamentit grek.

Konjufca: Nga vizita në Greqi u binda se njohja nuk është e largët

RTK: A ka një përafrim të njohjes së greqisë ndaj shtetit të Kosovës, pro edhe një mbështetje sa i përket në liberalizimin e vizave, keni vërejtur ndonjë ndryshim, ne fakt a ka pasur ndonjë ndryshim?

Konjufca: Greqia kurrë nuk ka pasur ndonjë pengesë që ka vendosur sa i përket liberalizimin e vizave për Kosovën, pra sa i përket regjimit të vizave, regjimit “Shengen” sikundër kemi, ka p[asur shtete që kanë qenë më mospajtuese dhe më skeptike sa i përket dhënies së liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Greqia kurrë nuk ka qenë në mesin e  atyre shteteve që kanë vepruar kështu dhe ka përkrahur deklarativisht kudo që është paraqitur nevoja për këtë çështje, në çdo forum të rëndësishëm ndërkombëtar ku i jepet mundësia dhe ku i kërkohet që të shprehet për këtë çështje. Kështu që edhe kësaj radhe ne morëm premtimin tonë , mirëpo ky do të jetë edhe  një konsensus edhe në mes shteteve të mëdhaja e të fuqishme të BE-së, siç janë: Gjermania, Franca, si dhe shtetet e tjera si Italia e të tjera, në mënyrë që më në fund qytetarët e Kosovës  ta marrin atë që nuk është kurrfarë dhurate, por një prej të drejtave më elementare njerëzore. Jemi shteti i vetëm në Evropë që kmei mbetur pa liberalizim të vizave, përderisa edhe shtet tjera përtej oqeanit kanë mundësi qytetarët e atyre vendeve të lëvizin lirshëm në të gjitha shtete që i takojnë regjimit të “Shengenit”. Mirëpo, sa i përket relacioneve ndërshtetërore ne me Greqinë kmei gjithçka përpos formalizimit të njohjeve, pra nëse shikojmë se si ata pranojnë edhe institucionet edhe përfaqësuesit shtetëror ma të rëndësishëm të shtetit grek të vijnë të na vizitojnë dhe ne i presim me pritje shtetërore, me të gjitha procedurat që i kërkon pritja shtetërore dhe këtë nuk e kanë problem si përfaqësues të institucioneve të Greqisë, në anën tjetër ne kemi zyrën tonë, që quhet zyre, por në çdo aspekt funksionon si ambasadë, përveç se nuk quhet ambasadë, pastaj kjo implikon edhe pasojat tjera, por, edhe ata e kanë përfaqësuesin e tyre në Kosovë, që ndonëse ata nuk e quajnë ambasadorë, ne e konsiderojmë si të tillë, për shkak se një ditë do të realizohet kjo çështje, pra do të bëhemi me ambasada. Pra përmes thellimit të bashkëpunimit ne përpiqemi të vijmë deri te hapi i fundit që është faktikisht, njohja formale e Republikës së Kosovës nga ana e Greqisë. Dhe nga vizita që kemi këtu, pritja nga presidenti Tasulas, faktikisht jam bindur se njohja nuk është shumë e largët.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close