Shkencëtari pretendon: Mund të ketë katër qytetërime aliene në Rrugën e Qumështit

Në Rrugën e Qumështit, ndoshta, ekzistojnë katër qytetërime jashtëtokësore që mund të sulmojnë Tokën, sipas një studimi shkencor nga Alberto Caballero nga Universiteti i Vigos.

Në një studim të botuar në Gazetën Ndërkombëtare të Astrobiologjisë, Caballero tha se sinjali, i zbuluar për herë të parë nga një radio teleskop në vitin 1977 dhe që zgjati gati një minutë, mund të ketë origjinën nga një yll i ngjashëm me Diellin, 1800 vite dritë nga Toka.

Sinjali u zbulua për herë të parë nga teleskopi Big Ear në Universitetin Shtetëror të Ohajos dhe konsiderohet si “kandidati” më i mirë për sinjalin e jetës jashtëtokësore që kur njerëzit filluan të kërkonin prova të qytetërimeve jashtëtokësore më shumë se 60 vjet më parë, raporton New York Times.

Caballero beson se “shanset që alienët të pushtojnë Tokën janë shumë të vogla”.

Megjithatë, ai paralajmëron shkencëtarët që të kenë kujdes në praktikën e “shkëmbimit të mesazheve me inteligjencën jashtëtokësore”.

Caballero pranon se shanset që alienët të zhdukin speciet njerëzore janë pothuajse të njëjta sikur planeti të ishte shkatërruar nga një asteroid.

Një ngjarje e tillë ndodh çdo 100 milionë vjet, kështu që njerëzit tani për tani janë të sigurt.

Caballero ka hulumtuar “pushtimet” njerëzore të vendeve të tjera për 50 vitet e fundit.

Ai më pas i përdori ato të dhëna dhe i aplikoi në numrin e ekzoplaneteve të njohura në Rrugën e Qumështit, të cilin shkencëtari italian Claudio Macone vlerësoi të ishte rreth 15,785.

Duke përdorur frekuencën e konflikteve njerëzore, e cila është ulur në gjysmën e shekullit të fundit me përparimin e teknologjisë, dhe duke aplikuar matematikën në hapësirë, Caballero vlerëson se mund të ketë katër qytetërime “dashakeqse” në Rrugën e Qumështit.

“Ne nuk i njohim mendjet e alienëve. Një qytetërim alien mund të ketë një tru me një përbërje kimike të ndryshme dhe mund të mos ketë ndjeshmërinë tonë ose mund të jetë i prirur për sjellje psikopatologjike”, thotë Caballero.

Qeveria amerikane është marrë seriozisht me shenjat e jetës jashtëtokësore muajt e fundit, megjithëse nuk ka ende prova përfundimtare.

Një raport i përkohshëm i lëshuar nga zyrtarët e inteligjencës vitin e kaluar tha se 144 objekte ishin regjistruar që fluturonin në rrugë ose shpejtësi misterioze.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close