Driton Bilalli nga Vushtrria, zgjidhet kryetar i komunës Tranemo në Suedi

Një komunë me rreth 12 mijë banorë në Suedi, tashmë për kryetar ka një shqiptar.

Ky është Driton Bilalli, me prejardhje nga Vushtrria raporton RTKlive. Komuna Tranemo ndodhet 120 km në lindje të Gotheburgut, qytetit të dytë më të madh suedez.

Nga 1 qershori, për katër vitet që vijnë, banorët e saj do të drejtohen nga Bilalli, që është pjesë e Partisë Social-Demokrate. Bilalli llogaritet si shqiptari i parë që fiton pozitë zyrtare që buron nga zgjedhjet në këtë shtet. Në rrjetin profesional Linkedin, të plotësuar një ditë më parë, Bilalli shkroi se ditën parë të punës e filloi me një buzëqeshje të madhe.

“Sot me 1 qershor, mora detyrën e kryetarit në Tranemo. Këtë detyrë nderi do ta mbroj dhe do ta kryej me shumë respekt, për banorët dhe të ardhmen e bashkisë”, shkroi Bilalli.

Ai rrëfen se është një banor krenar i Tranemos, që nga viti 1994 kur aty u vendos nga Kosova. “Ky ishte viti kur unë dhe familja ime u vendosëm në komunën e Tranemos, pasi u larguam nga lufta në vendin tonë të lindjes, në Kosovë”, shkruan ai, duke shpjeguar biografinë e tij.

“Unë atëherë isha 10 vjeç. Është e pamundur të përshkruhet me fjalë mirëpritja që na bëri bashkia dhe e gjitha është falë mbështetjes nga të gjithë banorët/bashkia, që më bën të jem ky që jam, e ku qëndroj sot”.

Bilalli deklaroi se një nga arsyet më të forta përse vendosi të marrë këtë detyrë është mundësia për t’ia kthyer kësaj komune kontributin, për aq shumë sa ajo i ka dhënë atij.

“Shpresoj se së bashku mund të kontribuojmë në një zhvillim të vazhdueshëm pozitiv për komunën e Tranemos”.

Bilalli deklaron se pret të dialogojë me të gjitha forumet dhe aktivitetet, që të kontribuojnë që së bashku të arrijnë ta bëjnë Tranemon një komunë të qëndrueshme dhe tërheqëse

. “Faleminderit të gjithëve që më keni uruar dhe jeni të lumtur që më shihni në këtë pozicion, më ngroh gjithë zemrën”.

Komuna Tranemo ndodhet në qendër të Suedisë. Kryetari i komunës në Suedi, zgjidhet me shumicë votash të asambleistëve të komunës, kryesisht nga partitë që kanë shumicën.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close