Kryeministri Kurti: Marrëdhëniet e Kosovë-Greqi po afrohen çdo ditë e më shumë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në Twiter mëngjesin e sotëm ka shkruar se marrëdhëniet e vendit tonë me Greqinë po bëhen më të ngushta.

“Marrëdhëniet e Kosovës me Greqinë po afrohen çdo ditë e më shumë. Është një dëshmi e marrëdhënieve tona të mira dypalëshe, por edhe një njohje e vlerave tona të përbashkëta të lirisë dhe demokracisë. Kënaqësi të pres për një darkë mbrëmë ministrin e Jashtëm të Greqisë Niko Dendias”, ka shkruar kryeministri Kurti në rrjetin social ‘Twitter’.

Ndryshe Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias dje ka vizituar Kosovën, ku ka takuar liderët e vendit.

Ndryshe Greqia është njëra ndër pesë shtetet e Bashkimit Evropian e cila nuk ka njohur pavarësinë e Kosovës. Edhe pse ende nuk ka njohur Kosovën, Greqia në disa fusha ka bashkëpunim me Kosovën.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close