Kombi kosovar – pjellë e Serbisë

Nga Fahri Xharra

“Në politikën e saj ndaj kombit shqiptar Serbia shpeshherë ka përdorur njerëzit tanë, mendjet tona, debatet tona të kota “filozofike”, të nxitura nga ajo.Brenda kësaj praktike duhet parë edhe përpjekja, që bëri në datën 16 gusht në Këshillin e Sigurimit të OKB, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçic.

Për të përdorur në favor të Serbisë debatin absurd brenda shqiptar për të ashtuquajturin “komb kosovar”. Deklarata e ministrit të Jashtëm serb në KS të OKB është: “Populli shqiptar e ka shtetin e vet.Kosovarët nuk kanë shtet, sepse nuk janë komb”. (Shaban Murati: Serbia keqpërdor debatin për “kombin kosovar”E shihni ju bashkardhetarët e mi të Kosovës, besa edhe ju të Shqiperisë ( që keni heshtur ) që krijimi i “kombit kosovar ‘paska qenë pjellë e Serbisë .

Edhe me keq :” Ajo me të cilën duhet të pajtohemi është fakti i “foshnjërisë së kombit kosovar” nga se atë e përcakton hapësira e njohjes ndërkombëtare me këtë emër dhe vitet nga kur është njohur. Por a do të zhvillohet kjo “foshnje” apo jo, dhe si do të zhvillohet, determinohet nga shumë faktorë, ku ai serb është me ndikim të madh.Pa më të voglin dyshim, në kushte normale, popullsia në territorin e Republikës së Kosovës, si rezultat i zhvillimeve shoqërore do të evoluonte në kategorinë me homogjene shoqërore të quajtur komb, në këtë rast kosovar. Në këtë pikë pajtohem me z. Matoshin dhe mikun tim N. Spahiu. ( shkruante Fadil Kajtazi në “Debati, Halil Matoshi dhe kombi kosovar “ ( shqiptari.eu 26.05.16 ) Edhe Fadil Kajtazi , pajtohej.

Nga bregu në breg , nga shkëmbi në shkëmb dhe kurrësesi të rehatohet “Anija “ e Kosovës dhe të del në në ujërat e qeta të oqeanit të ardhmerisë së saj,. Nga kush këto fortuna shkatërruese ? nga serbët nëpër mjet sejmenëve të Serbisë Nexhmedin Spahiut dhe Halil Matoshit dhe të gjitha mediave që pa fije skrupulli i jepni hapësirë në faqet e tyre të nxira plot turp e tradhti .
“Fjalimi i ministrit të Jashtëm serb në OKB, në 16 gusht bëhet në një kohë kur politika, diplomacia dhe propaganda serbe po ngrenë një furtunë në gotë uji se presidenti i Serbisë paska vendosur të organizojë diskutim popullor për çështjen e Kosovës. Askush nuk ua kërkoi ta bëjnë këtë, por është një taktikë e rafinuar serbe për të ngjallur iluzione te naivët në Tiranë, në Prishtinë, në Bruksel, etj. se Presidenti i Serbisë po gatuan një gjë të madhe. ‘” ( Shaban Murati , po aty )

Shaban Murati në librin e tij ““Çështja shqiptare pas pavarësisë së Kosovës”, botuar në vitin 2009, shkruante se në klimën e provincializmit, krahinorizmit dhe klanizmit “kanë gjalluar edhe paraqitjet ekscentrike, me origjinë nga Kosova, si ajo e pretendimit për një “komb kosovar”, “identitet kosovar” dhe “gjuhë kosovare”. Edhe në Shqipëri këto teza veçuese kanë gjetur jehonë me tezat absurde “të dy kombeve”, të dy gjuhëve apo dy identiteteve kombëtare”.(fq85). Është metodë që e përdori dikur Moska për të përçarë kombin gjerman, duke dalë me tezat idiote të dy kombeve gjermane: kombi gjermano-perëndimor dhe kombi gjermano-lindor. Ishte një fiasko për të ruajtur sundimin rus mbi Gjermaninë Lindore. Po kështu i ashtuquajturi “komb kosovar” është një fiasko për të ruajtur sundimin serb mbi Kosovën. “ Pra , Halil Matoshi dhe Nexhmedin Spahiu ,ku jeni ?

Poshtë shqiptarët! Rroftë “kombi kosovar”! – ky ishte slogan i përgatitur nga Serbia , dhe i proklamuar nga matrapazët e Rusisë . Mallkuar qofshin !Keqpërdorimi diplomatik, që ministri i Jashtëm serb i bën një debati absurd brenda shqiptar mbi të ashtuquajturin “komb kosovar”, evidenton kotësinë dhe ligësinë e sponsorizuesve të debateve të tilla. Diplomacia dhe shteti serb mendon se do ta godasë pavarësinë e Kosovës, duke përfituar nga ky debat i inicuar nga vet ata por i thënë e i shkruar nga mashtruesit shqiptar .Në vitin 2014 e pata shkruar ; “O shqipëtar , ti kurvi i motit ! “ dhe i mendoja “prostitutat “e Kosovës me” kombin “e tyre kosovar dhe “gjuhen kosovare “Ne shqiptarët jemi kurvi i motit!

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close