EVROPA PO NDRYSHON, ME KËTË EDHE HISTORIA E POPUJVE DHE VENDEVE (BALLKANIKE) TË ILIRIKUT

 nga Abdulla Mehmeti

(Me shkas, pamje nga Parlamenti Evropian, kur mbetet salla e zbrazët në përpjekjen e studiuesve, historianëve dhe gjuhëtarëve bullgarë, në pretendimin e tyre për shpalosjen e së “vërtetën për Maqedoninë”)
Evropa dhe Iliriku (Ballkani) janë të tejngopur me mashtrime politike dhe fetare, mite të rrejshme, falsifikime të historisë, të kulturave dhe identiteteve të krijuara rrejshëm.
Sipas rezultateve nga analizat e ADN-së dhe studimet gjenetike të viteve të fundit, historitë e popujve dhe shteteve të këtij rajoni, pjesë e Evropës, duhet rrënjësisht të ndryshohen (rishikohet e rishkruhen), për t’u mësuar historia e vërtetë e tyre, si për të gjitha ngjarjet dhe personalitetet historike edhe për të gjitha periudhat dhe epokat historike, që të mos helmohen edhe më tej gjeneratat e sotme e të ardhshme të këtyre popujve dhe vendeve me mashtrimet e të parëve të tyre, të pushteteve dhe regjimeve të kaluara sunduese, të cilat gati asgjë të dobishme nuk u kanë sjellë as këtyre popujve, përveç urrejtjes ndaj të tjerëve dhe njëri-tjetrit, luftërave të përgjakshme, krimeve dhe masakrave mbi të tjerët, fqinjët e tyre, dëbimeve me dhunë të banorëve dhe ndryshimit të strukturës etnike të rajoneve e krahinave të tëra, duke pushtuar e okupuar territore të huaja, të banorëve autoktonë, më tepër për interesa të huaja se sa për interesa të veta kombëtare, për përfitime të Fuqive të Mëdha të Evropës e të Rusisë. Lufta aktuale në Ukrainë, pas agresionit ushtarak brutal nga regjimi kriminal i Rusisë, si edhe më parë krimet e rënda kundër njerëzimit në vende të tjera, po nga ky regjim barbar, sigurisht do të shërbejnë për hapjen e një kapitullit të ri në historinë e njerëzimit, kalimin e njerëzimit nga barbaria në një qytetërim human.
Një histori tipike e kësaj politike është mosmarrëveshja aktuale (me rrënjë të hershme ideologjike) për historinë, gjuhën, kulturën, identitetin, përkatësinë fetare dhe kombëtare të maqedonasve të sotëm, të kontestuar nga fqinjët e tyre, serbët, grekët dhe bullgarët.
Nuk ka mundësi teorike, mbi bazë të asnjë parimi shkencor, siç pretendojnë një pjesë e serbëve të sotëm dhe siç kanë pretenduar pushtetet e mëparshme, qarqet politike, intelektuale dhe fetare në Serbi, kinse serbët kanë prejardhje të ndryshme, të shpjeguar sipas interesave të kohës dhe ndryshimit të rrethanave, herë se kanë prejardhje persiane (iraniane), herë hebreje, herë turkmene-mongole, e herë ilire, ndërsa gjithmonë të ndihen dhe afirmohen si sllavë të jugut, jugosllavë, sllavë, serbë, e jo si Rasianë të asimiluar, të sllavizuar, siç janë mbi gjysma e banorëve të sotëm të Serbisë.
Nuk ka mundësi teorike, mbi bazë të asnjë parimi shkencor, siç pretendojnë një pjesë e bullgarëve të sotëm dhe siç kanë pretenduar pushtetet e mëparshme, qarqet politike, intelektuale dhe fetare në Bullgari, kinse bullgarët kanë prejardhje të ndryshme, të shpjeguar sipas interesave të kohës dhe ndryshimit të rrethanave, herë se kanë prejardhje aziatike (para bullgarët, vollgarët e lashtë), herë turkmene-mongole, herë kimeriane (deri në shek. 19-të), herë trakase (vendëse), ndërsa gjithmonë të afirmohen si sllavë të jugut, bullgarë, e jo si banorë të Trakisë të sllavizuar, të asimiluar, siç janë mbi gjysma e banorëve të sotëm të Bullgarisë.
Nuk ka mundësi teorike, mbi bazë të asnjë parimi shkencor, siç pretendojnë disa nga banorët e sotëm sllavë të Maqedonisë (në Maqedoninë Veriore, në Greqi dhe Bullgari), siç ka pretenduar ish-regjimi komunist jugosllav, qarqet politike, intelektuale dhe fetare në Maqedoni, herë se maqedonasit e sotëm kanë prejardhje nga maqedonasit e lashtë dhe shteti antik i Lekës së Madh (Aleksandri i Maqedonisë), herë të detyruar nga regjimet e kohës të deklarohen si bullgarë e herë si serbë, ndërsa gjithmonë të ndihen dhe afirmohen si sllavë të jugut, sllavë maqedonas, e jo si maqedonas të sllavizuar, siç janë mbi gjysma e banorëve maqedonas të sotëm në Maqedoninë Veriore.
Gati me asgjë nuk ndryshon situata me interpretimin e historisë nga grekët, turqit, malazezët, boshnjakët, sllovenët, kroatët dhe popujt tjerë të Ilirikut (Ballkanit të sotëm), nuk ndryshon as edhe interpretimi i historisë së popullit shqiptar, më i vjetri në këto hapësira dhe i vetmi popull autokton (sipas studiuesve të huaj eminentë), siç është shkruar dhe interpretuar nga regjimet politike të kohës dhe sipas interesave të huaja.
(9 qershor 2022)

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close