Ngjarjet e datës 12 qershor

Ngjarjet e datës 12 Qershor 2022

Agjenda për 12 Qershor – Dita e Paqes:

08:30 – Homazhe nga krerët shtetërorë te varri i presidentit Ibrahim Rugova;

08:40 – Homazhe nga krerët shtetërorë te varri i veprimtarit Adem Demaçi;

09:30 – Homazhe nga krerët shtetërorë në Prekaz te varri i Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari;

10:30 – Nderim i krerëve shtetërorë te Pllaka Përkujtimore e ushtarëve të rënë të NATO-s gjatë shërbimit në operacionin e KFOR-it në Kosovë;

11:20 – Performancë e Orkestrës Frymore të FSK-së dhe Togut Ceremonial të FSK-së – nga Sheshi “Skënderbeu” deri te Sheshi “Zahir Pajaziti”;

12:00 – Manifestimi Qendror “Nga Eksodi në Liri” te Treni Muze, në Bllacë të Hanit të Elezit, nën përkujdesjen e Presidencës së Kosovës.

Për nder të 12 Qershorit – Ditës së Çlirimit, Komuna e Ferizajt organizon homazhe te Varrezat e Dëshmorëve. (Ora 10:00)

Klubi i Futbollit “Rilindja” Prishtinë organizon turneun për fëmijë “Rilindja Kids Tournament 2022” në nderim të Ditës së Çlirimit të Prishtinës. (Ambientet e KF “Rilindja”, në Taukbashqe Prishtinë, ora 10:00)

Shoqata “Trojet e Arbrit” në Prizren mban sesionin V shkencor për Mustafa Merlika Kruja. (Ora 10:30)

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bashkëpunim me komunën e Ferizajt dhe OJQ-në “Kuvendi i të rinjve të Ferizajt” organizon mini-maratonën tradicionale “Vrapojmë me Policinë tonë”. (Sheshi i komunës Ferizaj, ora 11:30)

Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media në 17-vjetorin e themelimit të saj. (Selia e LVV-së, Prishtinë, ora 16:00)

Aktivitetet në Shtime me rastin e 12 Qershorit- Ditës së Çlirimit:

-Ora 8:30-Mbledhja solemne e Kuvendit të Komunës

  • Ora 09:00-Homazhe dhe vendosja e kurorave dhe luleve te shtatorja e komandantit legjendar Adem Jashari në Sheshin e UÇK-së, në varrezat e dëshmorëve të UËK-së në Shtime, Mollopolc, Reëak, Rancë e Carralevë.

-Ora 10:00 – Gara në çiklizëm me moton “Festo me Biçikletë”.

-Ora 12:00 – Inaugurimi i bustit “Ahmet Shtimja”. (Sheshi Ahmet Shtimja)

-Ora 16:00- Finalja në futsall – Palestra e Sporteve Shtime

-Ora 18:00- koncert festiv në Shtëpinë e Kulturës

  • Ora 19:30- Inaugurohen tri shkronjat e lavdishme “U Ç K” në Reçak

Aktivitetet në Viti me rastin e 12 Qershorit- Ditës së Çlirimit:

-Ora 08:30-09:00 – Haking: Ecje shtigjeve të lirisë. Shtegu mbi fshatin Vërban

Aktivitetet me rastin e 12 Qershorit- Ditës së Çlirimit në Prizren:

-Ora 10:00 – Homazhe te Varrezat e Dëshmorëve (Landovicë)

-Ora 10:30 – Homazhe te Monumenti i Lirisë në Prizren

-Ora 11:00 – Seanca solemne e Kuvendit të Komunës

-Ora 12:00 – Pritja e veteranëve të UÇK-së. (Shtëpia e Bardhë)

  • Ora 14:00 – Vazhdimi i turnirit. (Stadiumi “Përparim Thaçi)

  • Ora 20:00 – Koncerti i Lirisë. (Shadërvan)

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close