Studentët vranë frikën ndaj Serbisë, në demonstratat e 1 tetorit 97 (Video)

Demonstratat e studentëve me 1 tetor 1997, janë një pikë tjetër e rëndësishme në historinë e Kosovës.

Me lëvizjen studentore nisi edhe vrasja e frikës ndaj regjimit të Slobodan Milosheviqit.

Mihane Salihu në rrëfim për RTK-në me rastin e Ditës së Çlirimit, tregon se lagjja “Velania” në Prishtinë, i kujton asaj ballafaqimin, frikën, drojën, forcën e të panjohurën se çfarë do të ndodhte atë ditë, duke përfshirë edhe ndalimin  marshit të studentëve nga kordoni policor.

“Mbaj mend momentin kur na ndaluan dhe ajo heshtja e ftohë, dhe momentin kur vendosëm të uleshim dhe kur ndërhyn policia”, kujton Salihu.

“Dhuna e parë e zhurma e parë e pendrekut të policisë kur bie mbi trupat e studentëve”, kujton Mihane Salihu, edhe më tej e ka të freskët në memorien e saj.

“Mbaj mend dëshirën për të ndryshuar e nevojën për të mbijetuar”.

video RTK:

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close