SHQIPTARËT E FAMSHËM TË HISTORISË DHE SHQIPËTARIA E MJERË.

LEONARD PIPA
Së paku që nga Skënderbeu e mbrapa sa jemi mburrur me shqiptarët tanë të famshëm. Me Papë, me Vezirë e pashallarë, me Kryevezirë( 39 copë gjithsej dhe shyqyr që nuk u bënë 40,se do i shpallnim shenjtorë)…me “perandorë” obortarë e puthadorë të lindur e të stërvitur në oborret e paskrupullta e antishqiptare të perandorive.
Ne mburremi me t’a e ngopemi me lugë të zbrazët si qënie të mangëta e qesharake duke u tallur me vehten më keq se kushdo tjetër do të na i bënte…
Duke përjashtuar Skënderbeun që i’a vlen të mburremi dhe të jemi krenarë, me gjithë rezervat që kam unë për të, gjithë të tjerët që përmenda jo vetëm që nuk ja vlen të krenohemi e mburremi si budallenj me t’a por janë turpi i ynë!
NE PASKEMI DREJTUAR BOTËN!!
Po pse pastaj kemi njëqind vjet pavarësi që nuk po e drejtojmë e ndërtojmë dot si duhet këtë një pëllëmbë vend që na lanë t’a kishim tonin Austro-hungarezët?! Kush ma thotë këtë??…
Ua them unë!
Këta që ju mburreni nuk na lanë kurrë të kemi shtetin tonë, pavarsinë tonë, atdheun tonë!
Jo nga padituria,e as nga madhështia, njësoj si ai pashai që thoshte po u hap historia e shqiptarëve Perandoria Osmane nuk do dijë ku të kapet, dhe e thoshte këtë duke u puthur dorën Vezirëve të saj!
Edhe Rilindja kombëtare që projektoi dhe hodhi themelet e kombit tonë e bëri atë jo për t’a vënë në zbatim por të ndodhte në të ardhmen e pafund e të largët sepse nuk shkëputeshin dot nga dovleti dhe përfitimet e tij…
Momenti më i rëndësishëm ishte fundi i shekullit të 18-të dhe fillimi i atij të 19 -të. Ndodhi revolucioni “grek” me shqiptarët ortodoksë të cilët ishin e ndoshta edhe sot janë shumicë dhe në vend që t’i mbështesnin dhe të orientonin nga Shqiptaria udhëheqësit e tij u vunë shqiptarët muslimanë kundër dhe luftën e bëmë ndër vedi për hesap të perandorive e të qeseve të tyre!
Dhe më pas të gjithë prijësit apo bejlerët muslimanë që e kuptuan se ishte koha për revolucionin e tyre dhe ju kundërvunë Portës së Lartë pas luftës më 1830 i vranë në pabesi pasi i shikonin si kërcënim për perandorinë dhe këtë e bënë këta shqiptarët që ju mburreni!
Po kur thonë perandoria na mbrojti identitetin shqiptar!! Qysh e mbrojti me shkolla greke dhe serbe?! Me marrveshje antishqiptare me rusët?!
Perandoria mbrojti vehten e saj në kurrizin tonë, duke na bërë ne pazar sipas nevojës. Perandoria bashkë me këta pseudoshqiptarët tuaj që mburreni!
Kështu është e vërteta!
Pse e dorëzoi Hasan Prishtina Shkupin ?!
Ku shkuan 14 pikat???
Pse nuk u çua lufta deri në fund?!
Ku shkoi gjithë ai lumë gjaku që u derdh!
Pse duhet t’i kemi heronj ne këta matrapazë?!…
Pse nuk u hap një shkollë shqipe nga këta vezirët e famshëm në trojet shqiptare por mijëra greke e turke, sllave?!
Po një rrugë, një vepër publike pse s’u krye në 500 vjet. Edhe kalatë që u ndërtuan shumica mbi muret e kalave të vjetra!
Ky vend që prodhonte vetëm jeniçerë për kasaphanet e “Sulltanëve dhe Vezirëve tanë” pse u la në mjerim të plotë për të lulëzuar banditizmi dhe hajëdutëria që edhe vazhdon si pjesë e trashëgimisë të vyer?!
Kështu ka ndodhur në të gjitha kohërat!
Po pse?!
Nëse dikush ende nuk e ka kuptuar, sepse ata nuk ndiheshin shqiptarë!
Ata ndiheshin pronarë!
Feudalët që mbetën këtu u detyruan të shqiptarizoheshin, proces që zgjati shumë vjet e që pati edhe reminishencat e veta, për të ruajtur sundimin i cili ende vazhdon…
A ka patur ndër t’a burra të lartë e të ndritur që nuk kursyen asgjë për shqiptarinë?
Po.
Dhe ata duhen lartësuar!
Ishin Frashllinjtë.
Ishin të vetmit shqiptarë të perandorisë që dhanë gjithçka për shqiptarinë!
Pasurinë, dijen, shpirtin!
Abdyl Frashëri nuk e bëri kurrë atë që beri Abedin Dino! Shiti kauzën për post!
Prandaj monumenti i Abdyl Frashërit duhet të jetë më i madh se të gjitha monumentet në të gjitha qëndrat e shqiptarisë!
Të jesh shqiptar nuk mjafton vetëm të flasësh shqip e të meresh me punët t’ua!
Të jesh shqiptar do të thotë të jetosh e punosh për shqiptarinë në çdo sekondë të jetës tënde!
Të vdesësh e të ngjallesh përsëri për të!
Ndaj mburruni me ata shqiptarë që vërtet ja vlen të mburresh!

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close