Në Ferizaj po bëhen përpjekje për rikthimin e nxënësve në banka shkollore

Braktisja e mësimit është dukuri e cila përcjell komuna të ndryshme në vend. Megjithatë, në Komunën e Ferizajt thonë se po bëjnë përpjekje për rikthimin e nxënësve nëpër shkolla duke u mundësuar mësimin plotësues për ata fëmijë që kanë braktisur shkollat.

Braktisja e mësimin nga nxënësit është një dukuri e cila po vazon nga viti në vit. Mirëpo këtë vit në shkollat e komunës së Ferizaj kjo dukuri është në rënie.

Drejtuesit e Arsimit në Ferizaj thonë se kjo dukuri më shumë vërehet tek fëmijët e komuniteti jo shumicës që jeton në këtë komunë por që institucionet me komisionet e formuara po mundohen ta parandalojë këtë dukuri të braktisjes së shkollës

“Nuk është një dukuri e cila nuk është duke ndodhur edhe në komunën e Ferizajt por e mira është se kemi një rënie të të braktisurve nga viti në vit. Fatmirësisht në këtë vit që kemi marrë informacionet deri para disa javësh mund të themi që e kemi një numër solid në këtë drejtim kemi 10 -12 nxënës të cilët janë të braktisur në nivelin fillor të mesëm të ulët”, tha për RTK Afrim Llabjani Drejtor i Arsimit në Ferizaj.

Në shkollën “Ahmet Hoxha” thonë se fal angazhimit të strukturave relevante është arritur që një pjesë e nxënësve që e kanë braktisur mësimin të kthehen në shkollë.

“Përmirësimi nga viti në vit është shumë i dukshëm bëhet parandalimi me kohë dhe intervenohet me kohë i kemi të gjitha instrumentet secili mësimdhënës është i obliguar që fëmija që ka shenja të braktisjes ta raportojë ekipin dhe ekipi bënë vizitat nëpër shtëpi identifikon rastet dhe fëmijët i kthejmë në shkollë në bashkëpunim me entin social në Ferizaj”, tha Ganimete Konjufca Drejtoreshë e shkollës “Ahmet Hoxha” në Ferizaj

Në shkollë mbahet edhe mësim plotësim për që çdo fëmijë, në mënyrë që ata të inkurajohen për vazhdimin e mësimit dhe jo të braktisjes.

“Qendra për mësim plotësues ka rreth 45 nxënës të komunitetit romë ashkalinjë dhe egjiptian përveç aktiviteteve mësimore aktiviteteve psiko sociale qendra gjithashtu mbështet nxënësit në përmirësimin vijueshmërisë në shkolla në ngritjen e performances akademike zvogëlimin dhe eliminimin braktisjes së shkollimit hulumtimin dhe identifikimin e fëmijëve që kanë moshën për regjistrim në parashkollor dhe në klasë të parë”, tha Faruk Haziri ndihmës i nxënësëve.

Gjatë viteve të fundit shqetësim është edhe migrimi i nxënësve për në vendet e ndryshme jashtë Kosovës

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close