Shqipëria pjesë e projektit “Adriaticaves”

ATSH-ANSA/-Në Parkun Kombëtar të Maiella të Italisë, është mbajtur konferenca për “Menaxhimin e qëndrueshëm dhe promovimin turistik të trashëgimisë natyrore dhe arkeologjike të shpellave të Adriatikut Plus”, një takim final për projektin “Adriaticaves”.

Bëhet fjalë për një punë ndërkombëtare për promovimin, ruajtjen dhe tërheqjen e turistëve drejt trashëgimisë speleologjike.

Partneriteti përfshin subjekte nga 6 vende me pamje nga deti Adriatik: Rajoni Emilia Romagna i Italisë, Këshilli i Qarkut të Shkodrës (Shqipëri), Menaxhimi Kantonal i zonave të mbrojtura Bosnja dhe Hercegovina, qyteti i Cacak (Serbi), Parku Natyror Velebit (Kroaci), kompania Lipa Cave Ltd (Mali i Zi).

Nënshkrimi në Sulmonë i “Kartës së Shpellave” ka për qëllim t’i japë jetë një rrjeti institucionesh publike dhe private që menaxhojnë zgavrat natyrore si nga pikëpamja turistike ashtu edhe nga pikëpamja e ruajtjes së qëndrueshme, duke krijuar një markë të vetme ndërkombëtare. Gjithashtu do të përcaktohen rregulla të përbashkëta për përdorim të qëndrueshëm dhe trajnimin e profesionistëve të duhur për shërbime cilësore të drejtimit.

Sipas Agjencisë Italiane të Lajmeve (ANSA), punimet nisën me përshëndetjet e presidentit të Parkut Lucio Zazzara dhe presidentit të Urdhrit të Gjeologëve Nicola Labrozzi, pasuar nga ndërhyrjet e drejtorit të Parkut Luciano Di Martino me temën “Karta e shpellave për turizmin e ndërgjegjshëm”.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close