Zonat e mbrojtura në qarkun e Gjirokastrës, fluks vizitorësh vendas e të huaj

ATSH/ Zonat e mbrojtura në qarkun e Gjirokastrës janë kthyer në destinacione turistike të preferuara për turistët vendas e të huaj, sidomos në sezonin veror.

Administrata e Zonave të Mbrojtura Gjirokastër bën të ditur se, gjatë fundjavës që lamë pas kishim fluks vizitorësh vendas dhe të huaj në “Ujërat Termale të Bënjës”, Parkun Kombëtar “Bredhi i Hotovës – Dangëlli”, në Peshtan dhe Fushën e Çajupit të parkut natyror “Zagori” dhe parkun natyror “Lugina e lumit Vjosa””.

Ndërkohë që specialistët e ADZM Gjirokastër iu dhanë turistëve informacione për këto zona të mbrojtura.

Zonat e Mbrojtura kanë potenciale të larta për zhvillimin e turizmit. Këto zona vlerësohen si destinacionet turistike më tërheqëse të qarkut Gjirokastër, në të cilat mund të zhvillohen aktivitete të larmishme.

Destinacionet turistike në qarkun e Gjirokastrës janë të shumta dhe turistët kanë mundësi të zgjedhin ku t’i kalojnë disa ditë pushimi larg zhurmave të qytetit.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close